• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shtatzëni të shëndetshme me lakër të kuqe
Home
Shëndet

Shtatzëni të shëndetshme me lakër të kuqe

15 October, 2017 K.editor Shëndet

Gjatë shtatzënisë është e rëndësishme që të mbani një dietë me ushqime të kuqe dhe blu. Ato janë të pasura në antocianina, kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e problemeve të qarkullimit të gjakut.

Zbuloni se si mund ta konsumoni lakrën e kuqe.

Sallatë me lakër të kuqe

Çfarë ngjyra mund të përdorni në pjatat tuaja të sallatës? Ato duhet të jenë të shumta dhe aq më tepër kur ju jeni shtatzënë, ato janë shumë të nevojshme.

Ka shumë ushqime me ngjyra, duke përfshirë sigurisht lakrën e kuqe, e cila në krahasim me atë të gjelbër, ka 10 herë më shumë vitaminë A dhe 2 herë më shumë hekur.

Gjithashtu, ajo është e pasur me minerale dhe vitaminë C, të cilat, të kombinuara me beta-karotenë janë një përzierje e përkryer për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ngjyrat asaj ia japin bioflavonoidët, të cilët janë të dobishëm për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe kanë shumë ndikim te lehtësimi i reumatizmës. Por, sidomos janë të mira në parandalimin dhe trajtimin e brishtësisë së enëve të gjakut dhe kapilarëve.

Lakra e kuqe ka një përqendrim të antocianineve dhe polifenoleve që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.

Perime të tjera, të kuqe dhe blu

Antocianinat janë të përfshira edhe te boronicat, rrushi, kumbullat, patëllxhanët, luleshtrydhet, qershitë, panxhari i kuq. Ato ndihmojnë jo vetëm gjatë muajve të shtatzënisë, por edhe gjatë gjithë jetës.

Metoda më e mirë për të shfrytëzuar vetitë e këtyre ushqimeve, si gjithmonë, është t’i shmangni të gatuara, sepse ato kanë më shumë veti ushqyese nëse përgatiten të freskëta, në sallata të ndryshme.

Megjithatë në shtatzëni, është e preferueshme që të gjitha perimet të kenë një gatim sa më të lehtë.

Lakër e kuqe: lëng apo sallatë?

Një lëng me lakër të kuqe? Pse jo! Një gotë në ditë duhet të jetë baza e çdo diete, jo vetëm gjatë shtatzënisë. Ajo ka shumë pak kalori (48 kalori), është e pasur me vitaminë A, e mirë për mbrojtjen e lëkurës, dhe ka vitaminë C, të përsosur për të shmangur sëmundjet sezonale.

Ja si ta përgatisni një sallatë me lakër të kuqe. Merrni edhe një mollë të madhe, 80 gram, qepë të kuqe, boronicë, uthull molle, një lugë gjelle sheqer kaf dhe vaj ulliri.

Prejeni mollët, qepën dhe lakrën e kuqe në kuba të vogla. Vendosni pak vaj në një tigan, skuqni qepët, pastaj shtoni mollët dhe lakrën. Vendosni kapakun te tigani dhe lërini për 15 minuta; shtoni sheqerin kaf dhe uthullën.

Hidhni edhe kripë dhe shtoni boronicat. Gatuajini për 10 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Volkswagen i shton modelit Polo edhe versionin SUV
Previous article Ministri serb Daçiç: I kam kënduar edhe Edi Ramës

K.editor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT