• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQYEN” HEKURAT DHE DOLËN NGA DRITARJA/ Ja si u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi nga burgu në Kretë
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHQYEN” HEKURAT DHE DOLËN NGA DRITARJA/ Ja si u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi nga burgu në Kretë

8 February, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kjo ishte “dritarja e lirisë” për katër shqiptarët dhe një pakistanez, të cilët u arratisën nga burgu i Kretës orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Pesë të burgosurit e rrezikshëm siç i kanë cilësuar mediat greke, morën shufrën e hekurt të sigurisë së qendrës së paraburgimit dhe arritën jo vetëm të shkulnin dhe përkulnin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimentoje nga dritarja.

Pasi arritën të kalonin pengesën e parë, dritaren, të burgosurit vrapuan në oborrin e komisariatit dhe pa u vënë re nga rojet e burgut, kapërcyen gardhin dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Vlen të theksohet se tre nga pesë të dënuarit sipas informacioneve, kryenin punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet. Me fjalë të tjera, vlerësohet se për shkak të profesionit e kanë pasur të lehtë që ta bëjnë gjithë këtë proces.

“Liria” që zgjati vetëm pak orë!

Për tre shqiptarë shija e “lirisë” zgjati vetëm disa orë, pasi policia helene arriti t’i identifikonte dhe t;i rikthente në pranga.

Po kush janë ata?

-Olis Prifti, 43 vjeç, banues nga Dropulli.  Profesioni i tij ishte kamarier, ndërsa u dënua në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme”.

– Ardian Meta, 32 vjeç, nga Grabjani, Divjake. Profesioni i tij ishte bojaxhi.  Ai është dënuar me 24 vjet burg në 2017 për “grabitje”.

-Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonje. Profesioni i tij ishte hidraulik. Ai është dënuar në 2020 me 20 vjet burg dhe 57.000 euro gjobe për “trafik lëndësh narkotike” dhe “mbajtje dhe shitje lendesh narkotike”.

Ende në kërkim nga policia!

Në kërkim nga policia është pakistanezi dhe shqiptari Bledar Frroku.

-Bledar Frroku, 33 vjeç, nga Shen Kolli, Lezhe. Profesioni ishte bojaxhi, ndërsa është dënuar në 2020 me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobë për “trafik lendesh narkotike”.

Sipas policisë ata ndodhet ende në Kretë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia të kenë shkuar edhe më larg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHNIN INERTE NË ZONËN E FARKËS/ Tre të arrestuar në Tiranë (EMRAT)
Previous article KUSH E VRAU ERGYS DASHIN? Lufta në Ekuador mes shqiptarëve dhe “Boss-it” ballkanas të kokainës: Ka frikë nga hakmarrja

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT