• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptari, “Zoti” i heroinës. Italia në panik, pas ‘pushtimit’ të ri është mafia shqiptare (EMRAT dhe ROLET)
Home
Breaking News

Shqiptari, “Zoti” i heroinës. Italia në panik, pas ‘pushtimit’ të ri është mafia shqiptare (EMRAT dhe ROLET)

27 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ashtu si në vitet ’80 kur heroina kishte pushtuar Italinë dhe shkaktonte rreth 100 viktima në vit, sot trafikohet lume. Me nje ndryshim, kete radhe ka zoterinj te rinj. Jo më kalabrezët apo sicilianët. Sot komandojne shqiptaret.

Keshtiu shkruan sot media italiane, “Il Giorno”, duke iu referuar nje operacioni te fundit koduar “Shqiponja e zeze”.

Gazeta i referohet trafikut dhe kontrollit që është në duart e shqiptarëve, duke folur për gangsterë të ardhur nga Durrësi dhe nga Tirana.

Nën drejtimin e tyre, Milano edhe një herë është bërë qendër heroine jo vetëm për Italinë veriore, por edhe për Zvicrën. Dhe në Lombardi mafia shqiptare ka kapur fabrikat e fabrikat e përpunimit. Operacioni i fundit nxorri një dritë një skenat alarmant.

Pas tre vjet hetimesh dhe përgjimesh u godit banda me 16 anëtarë. Të gjithë shqiptarë, shumë prej të cilëve që vepronin mes Lombadrisë, Milanos dhe Comos.

Por, emri më i rëndësishëm mungon në këtë listë. Është pikërisht shqiptari, që sipas medias italiane është cilësuar si bosi i heroinës, Fatos Bakaj, me rezidencë në Durrës, që e quan veten edhe Piro.

Ai prej më shumë se 20 vitesh, që nga koha e skafeve dhe gomoneve bën vajtje e ardhje mes dy vendeve.

Në vitin 2004 ai u prangos në Romë dhe u dënua me burg në Modena. Tre vjet nga dënimi, përfitoi leje dalje, por që aso kohe u zhduk e nuk u kthye më.

Në 2011 prokurorët e Milanos e akuzuan atë përsëri dhe një vit më pas policia shqiptare e kapi atë në Durrës. Në vitin 2013 ai u dërgua në Itali dhe ndodhet në burg në Saluzzo. Por është ai që vazhdon të jetë kapoja që nga burgu, pika referente e trafikut dhe mafias së drogës në Lombardi.

Nga trafiku i hashashit, tani ‘tregti’ ka ndryshuar. Jemi te heroina, që trafikohet falë kanaleve që nga Afganistani.

Janë shqiptarët që sjellin heroinë me kosto të ulët në Lombardi. Është falë atyre nëse “malli ” po hyn në treg me forcë, duke tërhequr vëmendjen e konsumatorëve të vjetër.

Me tej, gazeta numeron disa nga anetaret kyc ne kete bande dhe permend emrin Shkëlzen Tafes, 38 vjec, per te cilin shkruan se është nën hijen e Fatos Bakaj. Ai ishte ne bande se bashku me gruan, Adelina Tafa, e cila ishte pergjegjese per ndarjen dhe paketimin e sasive te heroines, ndersa banesa e tyre në Como u zbulua te ishte laborator përpunimi per drogen e rende.

Pas tyre nje tjeter emer, ai i financierit, Alban Shehu qe banonte ne Como dhe ishte pergjegjes per pagesat e heroines ne Zvicer. Parate i dërgoheshin te atit te tij, Tomorr Shehut në Shqipëri. Ky i fundit, i ndante ato ne bosat vendas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mallëngjehet Rrezarta Shkurta/ Asaj dhe Herës po ju mungon.. (FOTO)
Previous article SKANDAL/ Bashkohen gazetaret sportive të tregojnë se çfarë ngacmimesh seksuale u bëhen

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT