• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI VRITET PAS SHERRIT NË LOKAL/ La pas gruan dhe dy fëmijët, dyshohet se…
Home
Breaking News

SHQIPTARI VRITET PAS SHERRIT NË LOKAL/ La pas gruan dhe dy fëmijët, dyshohet se…

13 February, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një përleshje e ashpër masive në shisha barin “Weelax” në Regau (rrethina Vöcklabruck) i kushtoi jeten shqiptarit Besar N. 29 vjecar nga Maqedonia.

Informacionet e para tregojnë se një plagë me thikë mund të ketë çuar në vdekjen e shqiptarit 29-vjeçar.

Duke cituar nje te aferm, mediat austriake mësojnë se viktima la pas gruan dhe dy fëmijë të vegjël, përcjell Albinfo.ch. Një vajzë tetëvjeçare dhe një djalosh katërvjeçar tani po vuajnë mungesën e babait të tyre.

Policia ende po përpiqet të sqaroje shkaqet e kësaj vrasje misterioze, që dyshohet se ka ndodhur pas grindjeve familjare. Sipas thashethemeve të ndryshme, në mesin e sulmuesve dyshohet se kanë qenë dy shqiptarë.

Një thikë është gjetur nën një veturë jashtë lokalit, përcjell Albinfo.ch. Por, dyshohet se ajo nuk është arma me të cilën është kryer krimi. Sipas prokurorit Christian Hubmer, në lojë mund të ketë qenë disa thika. Të dielën, dy prej pjesëmarrësve janë paraburgosur.

Sikurse ka pohuar Walid H., pronar i lokalit në fjalë, ai kurrë nuk i kishte parë më parë në restorantin e tij pjesëmarrësit e zënkës. Dhe me të vërtetë: Sipas një mikut të tij, viktima Besar N. thuhet të ketë qenë për herë të parë në këtë restorant.

Prindërit e viktimës ende jetojnë në Maqedoni. Viktima 29-vjeçare, qe bashke me vëllain e tij menaxhonte një kompani në Attnang-Puchheim u varros atje. Megjithatë, hetimet policore po vazhdojnë me intensitet të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPENZIME MARRAMENDËSE/ “Xhep-shpuarit” e horoskopit që nuk dinë të kursejnë para
Previous article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me lutjen që ta shihni pak se si ishte ambulanca në mes të Gjirokastrës, e se si është..."

k.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT