Mund të duket e pabesueshme por një shqiptar endacak ka zgjedhur të realizojë dëshirën e tij më të madhe, të ketë për disa orë një shtëpi lukzose dhe të jetë i veshur mirë.
Kjo jo me ndonjë sponsor, por realizuar vetëm nga vullneti i tij. Kështu shkruajnë mediat italiane për një 40 vjeçar shqiptar i cili shkoi në një vilë luksoze në Ventimilia të Italisë në të cilën pronarët nuk gjendeshin të pranishëm dhe qëndroi për disa orë në rehati.
Çifti është kthyer në banesë, por kanë gjetur brenda 40 vjeçarin shqiptar, i cili pasi është zgjuar me jo pak vështirësi ka filluar të konfliktohet me banorët e shtëpisë, e duke i sharë ata.
Dy italianët nuk ia kanë dalë dot ta nxjerrin jashtë shtëpie burrin shqiptar dhe është dashur ndërhyrja e policisë.
Edhe karabinierët kanë hasur rezistencën e tij, duke u përleshur fizikisht por që kanë arritur ta arrestojnë dhe ta largojnë nga banesa.
Të shtunën endacaku shqiptar u dënua nga gjykata me dy vjet burg, por dënimi iu anullua, pasi u vendos riatdhesimi i tij në vendin tonë.


