• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI PO KORR SUKSES NË SHBA DHE NË EUROPË/ Flet mes lotësh: Si personi i besuar i prindërve abuzoi seksualisht me mua
Home
Breaking News

SHQIPTARI PO KORR SUKSES NË SHBA DHE NË EUROPË/ Flet mes lotësh: Si personi i besuar i prindërve abuzoi seksualisht me mua

23 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA me konsultimet, trajnimet, librat dhe dokumentaret e tij. Ai është ekspert i sjelljes, inteligjencës emocionale dhe psikologjisë së suksesit të biznesit.

Megjithatë Selimi ka një histori shumë të vështirë dhe frymëzuese. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai rrëfeu se përveç bullizmit, ndaj tij është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë. Ai tregoi mes lotësh se kush ishte personi i parë të cilit i tregoi për këtë përvojë të hidhur të jetës.

“Në moshën pesë deri gjashtëvjeçare. Personi ka qenë, personi që prindërit e mi i kanë besuar më së tepërmi. Personi që ka punuar tek restorantet e prindërve të mi. Unë e kam shkruar se si vjen shkalla e abuzivitetit dhe manipulimit të fëmijës në atë moshë. Kjo nuk ka qenë në vëmendjen e prindërve të mi. Shumë gjëra ndodhin, prindërit nuk i dinë. Unë e kam shkruar që prindërit, nënat, baballarët, por edhe fëmijët të kenë një zë në atë moshë. Problemi tek ne është se shumica e prindërve besojnë se dinë më shumë se fëmijët. Nuk i japin fëmijëve një liri, që t’u tregojë prindërve një traumë në të cilën ata që në atë moment mund ta kapin”.

Ai tha se prindërve këtë gjë ia ka treguar shumë vonë.

“Pa marrë parasysh je mashkull ose femër, një traumë seksuale në një moshë shumë të vogël ti jeton jo vetëm me frikë, por edhe turp shumë të madh. Ke frikë të tregosh realitetin e vetes tënde për shkak se vlerat shqiptare janë të forta. Kur je me një familje tradicionale, frika është edhe më e tepërt se tradicioni. Ti rritesh me atë frikë derisa prej nesh bëjnë trajnime, bëjnë gjëra që ta shërojnë vetveten”, tha ai.

“Në moshën 28-vjeçare ka ndodhur që unë e kam bllokuar vetvetiu këtë ngjarje. Trupi i njeriut e ka masën që t’i bllokojë kujtimet që e lëndojnë më së tepërmi. E vazhdon jetën, por e di që diçka nuk shkon. Abuziviteti që ndodhi në luftë, kur isha rrugëve të Londrës ose kur shihja një fëmijë që prindërit e abuzonin unë isha në ankth dhe tepër i ashpër. E pyesja veten prej nga më vjen. Në punën e parë në Amerikë takova një njeri në rrjetet sociale. Më shikoi në sy dhe tha “nuk të shes diçka, por je një njeri që ke një dhimbje shumë të madhe”. Më pyeti “a dëshiron ta dish këtë gjë”. Po i thashë. Më çoi në një udhëtim shpirtëror dhe hipno-terapist dhe i pashë kujtimet e asaj gjëje sikur të shoh ty. Isha i pavetëdijshëm në atë moment ndërsa ai ishte duke incizuar me kaseta. Kur u ktheva isha me djersë. Më tha “ti ke një traumë, ama këtë dëgjoje me një njeri që i beson dhe është familjar”. Kam shkuar direkt në Zvicër. Kam motrën e madhe atje. Është e para që në moshën 28-vjeçare i kam hapur zemrën”, tha ai. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRESIDENTI TAKAJ NA KA DHËNË BESIM"/ Flet kapiteni Dita pas fitores: Do të jap maksimumin...
Previous article "PRO DEMOKRACISË" NË HONG KONG/ Trump nuk e ka nënshkruar projektligjin dypartiak që mbështetet...

k.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT