• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRO DEMOKRACISË” NË HONG KONG/ Trump nuk e ka nënshkruar projektligjin dypartiak që mbështetet…
Home
Botë

“PRO DEMOKRACISË” NË HONG KONG/ Trump nuk e ka nënshkruar projektligjin dypartiak që mbështetet…

23 November, 2019 k.autor Botë

Trump nuk duket i angazhuar për të nënshkruar projekligjin pro-demokracisë në Hong Kong.

Presidenti Donald Trump ende nuk e ka nënshkruar projektligjin dy partiak që mbështet aktivistët pro-demokracisë në Hong Kong. Gjatë një interviste telefonike me kanalin televiziv ‘Fox News’ presidenti dukej se ishte i ndarë mes mbështetjes për të drejtat e njeriut dhe arritjes së një marrëveshje tregtare me Kinën.

Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë për disa çështje të tjera, presidenti Trumë u shpreh se :

“Do ta shqyrtojmë me hollësi projektligjin.”

Projekt-ligji ka për qëllim të sigurojë që Hong Kongu të ruajë një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar kushte të favorshme tregtare me Shtetet e Bashkuara. Projekt-ligji po ashtu kërcënon vendosjen e sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut.

Projektligji që mbështet aktivistët në Hong Kong u miratua njëzëri në Senat dhe mori vetëm një votë kundër në Dhomën e Përfaqësuesve. Nëse Presidenti i vë veton, ligjvënësit mund ta rrëzojnë veton e tij me dy të tretat e votave në të dy dhomat e Kongresit.

Ndërkohë, rreth 50 protestues vazhdojnë të jenë të ngujuar në Universitetin Politeknik të Hong Kongut të shtunën ndërsa policia e ka rrethuar ndërtesën prej shtatë ditësh në pritje që studentët të dorëzohen.

“Para së gjithash nuk e kuptoj se përse e kanë rrethuar kampusin. Do të jem këtu bashkë me protestuesit e tjerë deri në minutën e fundit, për të bërë atë që është e drejtë dhe mesazhi do të jetë i qartë se ne nuk do të dorëzohemi kurrë”, thotë një protestues në Universitetin Politeknik të Hong Kongut.

Protestuesit e bllokuar në kampusin e rrethuar me tulla dhe barrikada thonë se kanë nevojë për ndihmë përfshi ushqime dhe ujë.

Protestat kundër qeverisë në Hong Kong filluan në qershor duke kundërshtuar një projekt-propozim, tashmë të tërhequr, që do të lejonte ekstradimin e banorëve të Hong Kongut drejt Kinës. Protestat u tjetërsuan me shpejtësi në thirrje për demokraci më të gjerë dhe kundërshtim ndaj ndikimit kinez në rritje. Protestat gjithashtu u përhapën edhe tek universitetet lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI PO KORR SUKSES NË SHBA DHE NË EUROPË/ Flet mes lotësh: Si personi i besuar i prindërve abuzoi seksualisht me mua
Previous article PAS TRIUMFIT NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Daja: Skema rezultoi zgjedhje e duhur, nëse nuk…

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT