• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI “HERO”/ Kryebashkiaku i Livornos kërkon ti jepet shtetësia italiane Nertil Qatos
Home
Sociale

SHQIPTARI “HERO”/ Kryebashkiaku i Livornos kërkon ti jepet shtetësia italiane Nertil Qatos

3 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptari emigrant, Nertil Qato, 31 vjeç nga Berati dhe që prej 6 vitesh jeton në qytetin e Livornos, ka kryer rreth 2 muaj më parë një gjest heroik duke shpëtuar jetën e një gruaje dhe vajzës së saj 14 vjeçare në një apartament të përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas rrëfimit të Nertilit, gjithçka ka ndodhur pasditen e së enjtes 28 qershor kur një shpërthim i fortë e ka zgjuar nga gjumi i pasdites dhe ka parë se një apartament përballë pallatit të tij në qendër të Livornos ishte i përfshirë nga flakët e zjarrit,

Menjëherë ka zbritur e ka marrë shkallën në furgonin e tij të punës dhe me anë të saj ka mundur të ngjitet duke shpëtuar nga zjarri fillimisht vajzën 14 vjeçare dhe më pas nënën e saj 57 vjeç.

31-vjeçari shqiptar është pritur nga kryetari i Bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin, i cili e ka vlerësuar me një çmim special, duke i kërkuar Prefekturës të përshpejtojë praktikën e marrjes së nënshtetësisë italiane për shqiptarin.

“Një gjest i tillë duhet vlerësuar”, ka thënë kryetari i bashkisë së Livornos.

“Kush më kritikon i përgjigjem se nuk duhet të kërkoj leje Salvinit dhe askujt që krahason emigrantët si e keqja absolute. Detyra ime është të vlerësoj qytetarët që ndihmojnë njëri-tjetrin. Nertili ka kryer një gjest mjaft të fortë duke rrezikuar jetën e tij, ka evituar një tragjedi e ka shpëtuar dy jetë. Shoqëria jonë sot ka aq nevojë për shembuj të tillë pozitiv.”

Kreu i Bashkisë së Livornos krahason gjestin e shqiptarit me atë të emigrantit nga Mali në Paris  që u ngjit nga ballkonet deri në katin e lartë të një pallati për të shpëtuar jetën e një vogëlushi.

Presidenti Macron e nderoi atë  me nënshtetësinë franceze.

“Do ishte një sinjal i mirë që dhe në Itali të ndodhte një gjë e tillë”, u shpreh numri një i bashkisë së Livornos.

Ndërsa emigranti Nertil Qato për mediat vendase ka thë se “i mjafton falenderimi i thjeshtë dhe  se nuk kërkon gjë tjetër.

“Dua veç të punoj pasi prej një viti firma ku punoja me dajën tim ka falimetuar. Më duhet veç punë për të paguar kredinë e shtëpisë ku jetoj.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Momenti qesharak/ Suedezi për pak sa nuk ja hoqi MBATHJET kundërshtarit (VIDEO)
Previous article FISI SHQIPTAR DHE KOKAINA ITALIANE/ Kush është "DEFRI", këngëtari i njohur shqiptar që u KAP me... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT