Lotët e një nëne i dhanë jetë një operacioni që zgjati dy vjet deri sa arriti të shkatërronte një organizët të madhe ndërkombëtare droge, të formuar nga shqiptarë e marokenë, me 22 arrestime të kryera dje nga karabinierët në Itali.
Çfarë ndodhi dhe si u finalizua operacioni:
Më 2016, një çift u paraqit në kazermën e karabinierëve në Bondeno për të denoncuar dëmtimin e makinës së tyre.
Një rast i rëndomtë, si shumë të tjerë, por vëmendjen e një karabiniereje e tërhoqi e qara e papritur e gruas. Iu afrua për të kuptuar shkakun, deri sa mësoi se burrë e grua ishin bërë objekt kërcënimesh, edhe me vdekje, nga persona që i shisnin drogë djalit të tyre.
Në një rast, u kishin marrë edhe lejen e qarkullimit të makinës, duke e kthyer vetëm pasi babai kishte larë borxhin.
Që nga ai moment, marsi i 2016 nisi edhe operacioni i koduar “Sottobosco”. Hetimet e njëpasnjëshme zbuluan se nuk bëhej fjalë vetëm për një shpërndarje “të rëndomtë” droge, por për një rrjet të tërë kokaine, ku pjesa kryesore drejtohej nga shqiptarët dhe marokenët.
Kush janë shqiptarët e arrestuar:
Nëse asnjëri prej këtyre emrave nuk ju thotë asnjë gjë, ju bëjmë me dije se Dëfrim Dervishi, është këngëtari shqiptar i njohur me emrin e artit si Defri. Ai jetonte prej vitesh në shtetin italian, ku edhe ushtronte aktivitetin.
Defri në një prej bashkëpunimeve të tij:
********************************************
Shqiptarët e tjerë të përfshirë:
Olsi Ivziku, ka qenë një nga personat e kapur nga operacioni.
Në profilin e tij në ‘FB’, Ivziku tregon se bën një jetë të qetë familjare, por Policia italiane e ka deklaruar si një prej personave të inkriminuar në një prej grupeve më të mëdha ndërkombëtare të shpërndarjes së drogës.
Klodian Alushku:
Rruga që ndiqte rrjeti i trafikantëve:
/AlpeNews.al








