• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI GJENDET I VDEKUR NË BURG/ Shoku: E vranë, grekët nuk donin që ai… (EMRI)
Home
Breaking News

SHQIPTARI GJENDET I VDEKUR NË BURG/ Shoku: E vranë, grekët nuk donin që ai… (EMRI)

28 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

U mbajt në burg përtej afatit, gjendet i varur në qeli i riu shqiptar. Viktima është identifikuar si Gëzim Shekaj, 33 vjeç, nga Vlora.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në burgun Koridalo në Athinë. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të riut shqiptar, i cili mbahej në burg pavarësisht se kishte përfunduar kryerjen e dënimit 20 ditë më parë.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në spitalin e burgut. Ndonëse rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, një mik i Gëzimit shprehet se përgjatë 20 ditëve që 33-vjeçari është mbajtur përtej dënimit në burg, i janë injektuar gjilpëra vazhdimisht. Ai akuzon se një veprim i tillë është bërë me qëllim për ta çuar atë drejt vdekjes. I riu nga Vlora është i katërti shqiptar që humb jetën në burgjet greke.

Miku i Gëzim Shekajt akuzon dhe Policinë se po përpiqet që të mbajë të fshehtë ngjarjen. Gjithashtu, ende nuk ka asnjë reagim nga ambasada shqiptare në Athinë mbi këtë ngjarje. Gjatë dy muajve të fundit, pikërisht pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës në fillim të muajit tetor, ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi ka pasur disa sulme që kanë sjellë 9 persona të vrarë dhe 4 vetëvrasje.

DENONCIMI

Pak orë pas lajmit për gjetjen e 33-vjeçarit të varur në qeli, një mik i tij në Greqi, i cili gjithashtu po vuan dënimin në burgun e Koridalos, reagoi duke akuzuar mjekët e spitalit të burgut. Fisnik Hasi thotë se mjekët e spitalit të burgut i kanë injektuar 4 gjilpëra të riut në harkun kohor të 20 ditëve.

“Shoku im i burgut Gëzim Shekaj është gjetur i varur. Mjekët grekë i kanë injektuar 4 gjilpëra. Ai është keqtrajtuar në burg. Grekët nuk donin që ai të dilte i gjallë”, është shprehur Hasi, që ka qenë në të njëjtën qeli me 33-vjeçarin nga Vlora. Gjatë viteve të fundit ka pasur disa raste, ku të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit dhe dhunës. Rasti që ka bërë më shumë jehonë në media është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume).

Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij. Dokumenti i dhunës me pamje solli më pas pranimin e dhunës nga vetë gardianët e burgut si dhe dënimin e tyre për një veprim të tillë. Por, nga ana tjetër shumë raste të tjera të dhunës dhe vdekjeve misterioze të shqiptarëve në burgjet e Greqisë kanë mbetur të pazbardhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MARRËVESHJE MES DY TË FORTËVE"/ Britania e Madhe fillon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë
Previous article SPEKULIMET PËR TRANSFERIM/ Sarri: Është koha të vendosim për të ardhmen e Hazardit

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT