• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI EKSTREMIST VRET GRUAN NË SY TË FËMIJËVE/ Detajet: Nuk iu dha kujdestaria…
Home
Breaking News

SHQIPTARI EKSTREMIST VRET GRUAN NË SY TË FËMIJËVE/ Detajet: Nuk iu dha kujdestaria…

30 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në ditën kur një gjykatë gjermane vendosi që katër fëmijët e çiftit kosovar t’i takonin për kujdestari nënës, 38-vjeçari i radikalizuar, Anton Bajrami, qëlloi për vdekje ish-gruan e tij, tetë vjet më të re, Emine Abazaj. Jo shumë kohë më parë, para ndarjes së çiftit, i njëjti kishte provuar që t’i detyronte gruan dhe fëmijët e tij që të shkonin me të në zonat e konfliktit në Siri. Express sjell rrëfimin e xhaxhait të viktimës nga fshati Drejë e Istogut.

Pas 7 vitesh martesë, ndarja mes një çifti kosovar që jetonin në qytetin Salzgitter të Gjermanisë, të hënën në mbrëmje, përfundoi me tragjedi.

Anton Bajrami, një 38 vjeç me prejardhje nga një fshat i Klinës, qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-gruan e tij, Emine Abazaj. Çifti, prindër të katër fëmijëve, të cilët prej tre muajsh nuk jetonin bashkë më, në ditën kur ndodhi krimi ishin takuar në një gjykatë lokale në Gjermani, në të cilën ishte vendosur që kujdestaria e fëmijëve t’i takojë gruas.

Por kjo, po besohet të mos i ketë pëlqyer burrit të rritur në Gjermani, por që kishte bindje ekstremiste. Ai, pak orë pas përfundimit të seancës, shkoi në shtëpinë e prindërve të ish-gruas së tij, ku tashmë po banonte kjo e fundit, dhe qëlloi atë për vdekje, derisa lëndoi edhe ish-kunatën e tij.

E gjithë ngjarja ndodhi edhe në prani të fëmijëve të çiftit.

Dy ditë pas këtij krimi, familja e viktimës 30-vjeçare, pjesëtarë të komuniteteve pakicë, në Kosovë ende nuk kanë hapur të pamën.

Gazeta Express ka qëndruar në shtëpinë e xhaxhait të Emine Abazajt, Xhevdetit, në Drejë të Istogut. Ai ka rrëfyer se çka ka dëgjuar nga familjarët tjerë që ndodhen në Gjermani, për tragjedinë që i ndodhi mbesës.

“Ata para nja dy-tre muajve janë nda. Atë ditë kanë pasë një seancë gjyqësore puna e fëmijëve. Aty është vendosë që fëmija me i taku me i majtë nana, e ai me i pa në dy javë. E fill qatë ditë ka ndodhë masnej vrasja”, ka rrëfyer Xhevdet Abazaj.

Sipas tij, çifti kanë pasur që shumë kohë mosmarrëveshje që kishin çuar në ndarje, por edhe kërcënime.

“Kërcënime ai ka bërë rregullisht. Po s’i kemi marrë fort seriozisht”, rrëfen xhaxhai i viktimës për Gazetën Express.

E një prej problemeve që kishte çifti, prindër të tre vajzave dhe një djali, kishte qenë papunësia e burrit të dyshuar për vrasjen e gruas, si dhe indoktrinimi i tij me ideologji të ekstremit islam.

“Ai çdo vit jo osht shku në Meke. A ka shku aty a tjetër kun s’e dimë. Ka qenë në Shkup e në Gjermani s’di sa herë, nëpër qeto grupe”, thotë ai, duke zbuluar se ish-dhëndri i familjes kishte provuar t’i bashkohej edhe ISIS-it, verën e kaluar. Flamurin e kësaj organizate terroriste, sipas mediave gjermane, Policia e gjeti në shtëpinë e kosovarit të dyshuar, pas arrestimit të tij.

“Ai vitin e kaluar ka provu me marrë familjen, gjoja me shku në pushime në Turqi, e që aty me dalë në Siri. Por s’ka arritë”, tregoi Xhevdet Abazaj, të mërkurën.

“Me punu nuk ka punu, tanë kohën ka nejt nëpër xhamia”, shton ai.

Madje, sipas xhaxhait të viktimës, vrasësi i mbesës së tij që ishte ish-burri i saj, Anton Bajrami, kohëve të fundit mbante edhe një emër tjetër.

“E ka pasë edhe një emër tjetër. E ka ndryshu emrin, që e kanë thirrë, e ka ba emër mysliman si arab”, tregon Abazaj.

I njëjti tregon se mbesa e tij e kishte lajmëruar policinë gjermane, të cilët i kishin parandaluar për të marrë udhëtimin për në “xhihad” që e kishte planifikuar ish-burri i saj.

“Ajo nuk ka pranu me shku në Siri. Me fëmijë në luftë nuk shkohet”, thotë ai.

Mediat gjermane kanë raportuar se krimi ndodhi të hënën rreth orës 19:00 në qytetin gjerman Salzgitter. I dyshuari, sipas tyre, kishte ardhur me veturën e tij, pranë shtëpisë së prindërve të viktimës nga ku e ka qëlluar me armë zjarrin në kokë, 30-vjeçaren Emine Abazaj, e cila po qëndronte e ulur në një karrige pranë familjes së saj dhe katër fëmijëve.

Viktima, sipas familjes, do të varroset në Kosovë, të dielën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HABILAJT NË KATANIA"/ Flet gazetari italian: Seanca zgjati 3 orë. Moisi Habilaj u pyet për...
Previous article Pas zhgënjimit te Milan, Pippo Inzaghi rikthehet të trajnojë në Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT