Katër persona, një shqiptar dhe tre algjerianë, kanë mundur t’i shpëtojnë policisë dhe të arratisen nga komisariati pas arrestimit.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në paraburgimin e një komisariati në Athinë, në lagjen “Neos Kosmos”. Mediat greke raportojnë se mes të arratisurve janë 1 shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, dhe 3 algjerianë.
Sipas mediave greke, katër të arrestuarit mundën të dilnin nga paraburgimi i komisariatit të policisë. Por, sapo dolën në rrugë, efektivët vunë re mungesën në qeli dhe sinjalizuan menjëherë largimin e tyre.
Fill pas largimit të tyre nga qelia, oficerët e policisë vunë re mungesën e tij, ndërsa dhanë alarmin, ndërsa arritën t’i kapnin të arratisurit.


