Pak ditë më parë një shqiptar me dy shqiponja të vrara në duar mori vëmendjen e mediave botërore.
Nga Reuters, AFP dhe D.W shkruan për masakrën që shqiptarët po bëjnë ndaj shqiponjave, shpendit të tyre simbol, nga i cili mendohet se ka marrë edhe emrin vendi, (toka e shqiponjave).
Studiuesit u shprehën se tashmë në vend është përgjysmuar numri i tyre dhe se gjithnjë e më shumë po bien pre e gjuetisë së paligjshme.
Ndër të tjera shqiptari me shqiponjat e vrara në krahë u shpreh: Do i balsamos dhe kështu do të kem më shumë klientë në lokalin tim.
Por duket se edhe ky ndërgjegjësim i mediave botërore nuk ka bërë punë pasi foto të reja dalin së fundmi.
Shqiptarë të tjerë shfaqen me shqiponja të vrara, të cilat po i shesin nga 5 deri në 10 mijë lekë të reja.
Edhe pse në Shqipëri prej disa vitesh tashmë është në fuqi moratoriumi i gjuetisë sërish, vrasja vijon.
Duket se në këtë rast i nevojshëm është ashpërsimi i ligjit për të ndaluar asgjesimin e shpendit simbol të shqiptarëve.



