• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët turistë në Greqi, 829 mijë e vizituan nga toka vitin e kaluar, ja sa para kanë shpenzuar
Home
Sociale

Shqiptarët turistë në Greqi, 829 mijë e vizituan nga toka vitin e kaluar, ja sa para kanë shpenzuar

6 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Janë rreth 829 mijë turistët shqiptarë që vlerësohet se kanë vizituar Greqinë gjatë vitit të kaluar, nëpërmjet kufirit tokësor. Kjo bën që të jenë populli i tretë në listën e vizitorëve më të mëdhenj në Greqi, me rrugë tokësore. Të dhënat janë bërë publike nga një raport i fundit i konfederatës greke të turizmit.

Për shkak të pozicionit gjeografik, pjesa dërrmuese e shqiptarëve që vizitojnë Greqinë zgjedhin rrugën tokësore, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël zgjedh gjatë muajve të verës edhe rrugën detare. Por ndër të tjera, këto të dhëna tregojnë se, pavarësisht se janë të tretët në listë, shqiptarët nuk hyjnë as në listën e 10 vendeve të para sa i përket shpenzimeve, madje janë të 19-tët.

Shpenzimi i shqiptarëve për turizëm në Greqi gjatë 2017—ës vlerësohet në rreth 190 milionë euro, ose 229 euro për frymë. Kjo bën që kontributi i shqiptarëve në shpenzimet e turistëve në vend të jetë vetëm 1% e totalit, ndërkohë që turistët përfaqësojnë 3% të totalit. Pra, kemi të bëjmë me shpenzime tre herë më të ulëta se potenciali.

Me një mesatare qëndrimi në vendin fqinj prej 3.9 ditësh, rezulton se një turist mesatar shqiptar ka shpenzuar 59 euro në ditë gjatë qëndrimit të tij në Greqi. Kjo është norma e dytë më e lartë ndër vendet kryesore të turizmit me rrugë tokësore në vendin fqinj. Greqia veriore dhe ajo perëndimore janë destinacionet kryesore të shqiptarëve në Greqi sa i përket turizmit.

Të dhënat tregojnë kështu se shqiptarët e preferojnë Greqinë për turizëm dhe zgjedhin të qëndrojnë pak ditë duke për të mos prekur kështu buxhetin që kanë planifikuar për të shpenzuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Mesfushori i Barcelonës pranë rikthimit në kampionatin Kinez
Previous article KOSOVA NË ALARM/ Të shtunën priten stuhi të mëdha, ja cilat janë vendet e tjera të rrezikuara

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT