• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqiptarët të “uritur” për internet, rritën me 46.6% përdorimin nga celulari
Home
Ekonomi

Shqiptarët të “uritur” për internet, rritën me 46.6% përdorimin nga celulari

19 June, 2018 Redaktor2 Ekonomi

Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet nga celulari në 3 mujorin e parë 2018 duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2018 ishte rreth 15 Milion gigabajt.

“Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB Internet në muaj në T1 2018, që përbën një rritje me 15.9% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje 46.6% krahasuar me T1 2017” thuhet në raportimin e AKEP.

 Por “urinë” për internet e reflekton jo vetëm përdorimi nga aparatet celular. Të dhënat për pajtimtarët me akses broadband(bandë të gjerë) përmes rrjeteve fikse tregon gjithashtu për rritje të interesit.

“Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T1 2018 arriti në rreth 314 mijë, që përbën një  rritje me 6.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 18.1% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2017” vlerëson Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Treguesit e tjerë

Tremujori i parë i këtij viti ka regjistruar një tendencë rritjeje në të gjithë elementët që lidhen me komunikimin dhe kompanitë celulare apo ato fikse.  Sipas shifrave zyrtare konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2018 ishte: 182 minutadalëse, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet. “Krahasuar me T4 2017, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 20.9 %, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 18.1% dhe me 15.9%” thuhet në raportin e AKEP.

Lidhur me telefoninë fikse numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2018 ishte rreth 256 mijë, që përbën një rritje me 3.46% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje me 3.4% në krahasim me T1 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Botës/ Publikohet formacioni zyrtar i takimit Poloni-Senegal
Previous article DEPUTETI I PS NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE/ Rama bën lutjen: Forca mik...

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT