• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHQIPTARËT TË “PAKULTURUAR”/ Shpenzojnë tre herë më pak për argëtim dhe kulturë se BE
Home
Ekonomi

SHQIPTARËT TË “PAKULTURUAR”/ Shpenzojnë tre herë më pak për argëtim dhe kulturë se BE

14 January, 2019 k.autor Ekonomi

Shqiptarët shpenzojnë për Argëtim dhe Kulturë 3 herë më pak se qytetarët e BE-së. Shpenzimet për argëtim dhe kulturë në Shqipëri ishin sa 3% e totalit të totalit të shpenzimeve, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve. Në total familjet shqiptarë shpenzuan rreth 20.3 miliardë lekë për argëtim dhe kulturë gjatë 2017-s. Gjatë një viti një individ në Shqipëri ka shpenzuar mesatarisht 57 euro për argëtim dhe kulturë gjatë një viti përkudrejt 1400 euro që shpenzon mesatarisht një banor i BE-së.

Ndërsa familjet në vendet anëtare të Bashkimit Europian shpenzuan 8.5% të totalit të shpenzimeve të tyre për Argëtim dhe Kulturë sipas EUROSTAT. Në total shpenzimet për argëtim dhe kulturë  të familjeve përllogariten në rreth 710 miliardë euro, ekuivalente me 4.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 1400 euro për banor.

Tirana dhe Korça me shpenzimet më të larta

Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare. Pas Tiranës, për sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë mbi mesataren kombëtarë, renditet Korça, ku nga të dhënat e ABF kanë shpenzuar në 2017-n rreth 3.3% të totalit të shpenzimeve për t’u argëtuar. Korçarët gjithashtu renditeshin të parët për sa i përket peshës së shpenzimeve për veshje dhe këpucë.

Berati është qarku i tretë me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim, me 3% të totalit.

Qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare. Durrësi, i cili edhe pse ka një ekonomi të zhvilluar dhe është vend bregdetar, ka një peshë të shpenzimeve për argëtim rreth 2.9%.

Fieri, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Vlora kanë një mesatare shpenzimi që varjon nga 2 në 2.4%

Qarqet me shpenzimet më të ulëta Kukësi me 1.9%, Gjirokastra me 1.7% dhe Dibra me vetëm 1% të totalit të shpenzime.

 

Danimarka dhe Suedia shpenzimet më të larta, Greqia më të ulëta

Në BE në vitin 2017, pjesa e shpenzimeve të familjeve të dedikuara për “Argëtim dhe Kulturë” ishte më i madh në Danimarkë (11.5%) dhe Suedi (11.0%) përpara Finlandës (10.5%), Sllovakisë (10.4%), %) dhe Austria (10.0%). Greqia (4.6%) kishte shpenzimet më të ulëta të familjeve të tyre në “argëtim dhe kulturë”, pasuar nga Rumania (5.8%), Irlanda dhe Luksemburgu (të dyja me 5.9%) si dhe Qipro (6.0 %).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BEQARËT DO TË KENË TAKIMIN QË..."/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për shenjat e horoskopit
Previous article I PARI NË HISTORI/ Ky është shoferi që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë 3 km/h

k.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT