• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT TË FIKSUAR PAS “MOBILITETIT”/ Rritet trafiku i internetit nga rrjetet celulare
Home
Sociale

SHQIPTARËT TË FIKSUAR PAS “MOBILITETIT”/ Rritet trafiku i internetit nga rrjetet celulare

19 February, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Trafiku i internetit nga rrjetet celulare u rrit me ritme të larta në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Statistikat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dëshmojnë një rritje të trafikut me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Mesatarisht, çdo përdorues konsumon tashmë pothuajse 3.5 GB (gigabyte) internet çdo muaj me telefonin e tij celular. Konsumi mesatar ka një rritje edhe më të lartë, me 27% më shumë me bazë vjetore krahasimi.

Sipas AKEP, janë pothuajse 1.8 milionë shqiptarë që kanë akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë. Numri i përdoruesve është rritur me rreth 3% krahasuar me një vit më parë.

Tendenca globale e zhvendosjes së shërbimeve celulare drejt internetit është gjithnjë e më shumë një realitet edhe në Shqipëri. Edhe vitin e kaluar trafiku i thirrjeve dhe mesazheve të shkruara pësoi rënie, që është kompensuar nga përdorimi më i madh i të dhënave.

Shërbimi i internetit ka marrë shtysë të fortë nga teknologjia 4G dhe depërtimi në rritje i telefonave inteligjentë. Këtë vit, pritet që AKEP të hedhë hapat e parë në drejtim të ofrimit të frekuencave për brezin e gjeneratës 5G. AKEP i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës lirimin e spektrit që duhet të përdoret për gjeneratën 5G të shërbimeve celulare. Frekuencat e para që do të përdoren për këtë qëllim janë ato të brezit 700 Mhz.

Zhvillimi i shpejtë i shërbimeve që mbështeten te interneti me brez të gjerë nga rrjetet celulare po sjell një nevojë në rritje për më shumë kapacitete transmetuese. Për më tepër, në Shqipëri rrjetet e lëvizshme janë një alternativë e rëndësishme, për shkak të depërtimit ende të ulët të linjave fikse, sidomos jashtë qendrave të mëdha urbane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TUCHEL IK Q*U, BIR K***E!” Vëllai i futbollistit të PSG-së shfryen ndaj trajnerit gjerman pas disfatës (FOTO)
Previous article "NGELI DUKE TURFULLUAR..."/ Radha e Rozës për t'i hedhur kunja Encës

k.autor

Postime të ngjashme

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi Aktualitet

ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Policia vendos 1,100 gjoba në një javë, Hita: Siguria rrugore, përparësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT