• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPTARËT PRO TRUMP/ Raporti: 72 për qind mbështesin presidentin amerikan
Home
Shqipëri

SHQIPTARËT PRO TRUMP/ Raporti: 72 për qind mbështesin presidentin amerikan

17 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Gjermania po zëvendëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës  si fuqia globale e vlerësuar në botë, sipas një sondazhi të fundit të këtij viti nga Gallup. Miratimi apo jo i udhëheqjes sëSHBA-ve ka pësuar një goditje më të madhe nga të gjitha kohërat, nën presidencën e Trump.

Po çfarë mendojnë shqiptarët sipas këtij sondazhi? Të dhënat tregojnë se 72 % e shqiptarëve e aprovojnë performancën e liderit të SHBA, Trump, kundrejt 15 % të tyre që nuk janë dakord për vendimet e marra.

Sakaq 13 % e të intervistuarve kanë refuzuar që të përgjigjen. Krahasuar me një sondazh të një viti më parë, shkalla e miratimit dhe e pëlqyeshmërisë ka rënë me 4 % tek shqiptarët. Populli më i “dashuruar” me performancën e Donald Trump duket se janë shqiptarët e Kosovës. Ata kryesojnë në rajon me 75 % pro SHBA-ve, ndjekur nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonia me 45 %; Bosnja e Hercegovina me 28 %, Mali i Zi me 25 % dhe e fundit, Serbia me 16 % pro.

Nivelet më të ulëta të aprovimit të vendimeve dhe performancës si president të Donald Trump e kanë vendet anëtare të NATO-s, si dhe Rusia  dhe vendet e tjera Lindore që kanë praninë e trupave amerikane në territoret e tyre.

Sipas raportit, mendohet se shpallja e programit nga Trump “amerika e Para” është një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në përgjigjet e njerëzve dhe kjo pa marrë në konsideratë edhe vendosjen së fundmi e sanksioneve për produktet e importit në Kinë, Turqi.
Raporti i Gallup tregon sa dhe si vlerësohet lideri i SHBA Trump, si krahasohet me vlerësimet e tjera të lidershipit global dhe cilat janë implikimet për 2018, bazuar në anketat në 134 shtete në botë.

Gjetje sipas zonave:
– Zelanda e Re, Australia dhe Singapori panë një rekord rënie të aprovimit ndaj liderit të SHBA, më e ulëta ndër vite, me rreth -30%
– Aprovimi më i madh shihej në shtetet afrikane
– Ka pasur rënie të aprovimit në Europë, sidomos në vendet anëtare të NATO-s
– Vetëm një shtet, Izraeli ka një rritje dy shifrore tëpëlqyeshmërisë dhe aprovimit të vendimeve të lidershipit amerikan /Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDJEKJE NGA POLICIA DHE AKSIDENT I 7-FISHTË/ FOTO: Ja si u TRONDIT Tirana dje teksa DY shoferë...
Previous article IDENTITETI KULTUROR NË BERAT/ Rrugët me kalldrëm karakteristikë e qytetit. Rikthehen për...

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje? Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama ndërpret gazetaren: S’kam interes për intervistat tuaja në rrugë, po më pyesni mua! A keni fakte kundër meje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT