• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPTARËT PRESIN NGA NE…”/ Basha: S’ka parti tjetër më me moral se PD-ja
Home
Politikë

“SHQIPTARËT PRESIN NGA NE…”/ Basha: S’ka parti tjetër më me moral se PD-ja

27 July, 2019 F.autor Politikë

Kreu i demokratëve  Lulzim Basha gjatë takimit me simpatizantët akuzoi kryeministrin Rama se për të mbrojtur klientët përzuri investitorët e huaj. “Të gjitha bankat perëndimore po largohen nga Shqipëria; Kompania gjermane Hochtif u largua nga Aeroporti i Rinasit; Bankers u largua nga Shqipëria. Deutsche Telekom dhe T-mobile po largohen nga Shqipëria. Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Edi Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Vetëm Shqipëria gjatë Edi Ramës dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në gjashtë vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend për të rritur punësimin. Punësimi është prioriteti ynë më madhor” theksoi Basha.

Kreu i opozitës vlerësoi si një nga arritjet më të mëdha të betejës 6 vjeçare të opozitës vetëdijësimin sipas tij të shqiptarëve se regjimi i Edi Ramës duhet ndalur dhe larguar.  Basha tha se mesazhi i refuzimit të Edi Ramës është edhe thirrje për ndryshim, që kërkon përgjigje nga PD për t’u treguar shqiptarëve rrugën drejt ndryshimit.

“Detyra jonë është tani  e t’u japim shqiptarëve përgjigje konkrete; Si do të jetë më mirë qytetari i Gjirokastrës, fermeri i Gjirokastrës, studentët dhe të rinjtë e Gjirokastrës nesër me Partinë Demokratike në pushtet? Është detyra jonë ta shpjegojmë këtë. Është detyra jonë ta kthejmë në një bindje, në mendje dhe zemër”-u shpreh zoti Basha.

Ai tha se Edi Rama është një kufomë politike, prej të cilit askush nuk pret më asgjë.  “Ata presin nga ne çfarë do të bëjmë, si do të bëjmë, na pyesin çfarë do të bëjmë që njerëzit të mos largohen nga shtëpitë e tyre, të mos largohen në kurbet, por të qëndrojnë këtu dhe të kenë besim se do të ndërtojnë jetën e tyre. Natyrisht, askush tjetër nuk mund t’ju japë përgjigje përveç Partisë Demokratike. Nuk ka forcë tjetër që posedon burimet njerëzore, përvojën, kompetencën, ekspertizën dhe mbi të gjitha fibrën politike dhe morale” – theksoi lideri i opozitës në takimin e Gjirokastrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË NËNË DY MUAJ MË PARË/ Balerina e njohur shqiptare publikon foton e ëmbël me djalin
Previous article E KONFIRMON SHKENCA/ Ja sa ndikon PUTHJA tek femrat

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Politikë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme Politikë

PROTESTAT/ Rama u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s'është populli te protestat e dhunshme

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA) Politikë

SHKELJE ME FINAMCIMET E FUSHATËS SË 11-MAJIT/ Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT