Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë pasi ata janë rrezik për jetët e të tjerëve nëse vijnë në Shqipëri. Kryeministri tha se kufijtë nuk do hapen sepse nuk kemi vende për të varrosur si në Bergamo.
“Për sa i përket hapjes së kufive, dua të them këtë e më vjen keq. Më vjen keq kur u them bashkëqytetarëve tanë se nuk mund të vijnë dot në Shqipëri, për një arsye sa të thjeshtë dhe as të dhimbshme. Ne nuk i hapim kufijtë, pasi nuk kemi vend për të varrosur njëerëz, si në Bergamo a në Iran, por shumë më keq se kaq. Duke ardhur vini në rrezik, jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve, nëse qëndroni aty jetën e keni të sigurtë. Lufta nuk sjell gëzime, por sjell vetëm viktima e plagë të panumdërsa. Kjo është Lufta III Botërore”. Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë”, tha Rama.