Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj reagon pas rezultateve paraprake që flasin për një fitore historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët garuan të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.
Cakaj, i cili më herët i ka bërë thirrje krerëve të partive shqiptare të Luginës të garojnë të bashkuar poston një fotografi të veçantë me një djalosh të veshur me kostum tradicional shqiptar, e sipër shkruan “Të duam Luginë”.
Koalicioni shqiptar Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar ka marrë 7,39 % të votave dhe do të ketë katër deputetë në parlamentin serb.



