• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet
Home
Rajon

Shqiptarët djegin shtëpinë që të fitonin milionat nga Sigurimet

4 November, 2017 k.autor Rajon

Katër shqiptarë të Kosovës, tre prej tyre me nënshtetësi zvicerane dhe një me nënshtetësi kosovare po gjykohen nga Gjykata Penale e Olten Gösgen. Ata akuzohen se i kanë vënë zjarrin qëllimisht dhe me marrëveshje banesës së kosovares me emrin e koduar “Rilinda O*.”.

Sipas Fondit të Sigurimit të banesave të Soloturnit, dëmi i shkaktuar nga djegia kishte qenë në mes të 50 dhe 100 mijë frangave, shrkuan aargauerzeitung.ch

Në procesin e filluar të enjten, synohet të zbulohet se kush ka qenë porositësi i zjarrvënies dhe kush e ka vënë zjarrin. Të katër të përmendurit akuzohen për të dyja, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj dy nga burrat dhe gruaja dyshohen edhe për vepra të tjera si mashtrim, tentim mashtrimi, shkelje të rregullave në komunikacion dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

Rrjedha e ngjarjes sipas prokurorisë është dukur kështu: Rilinda banonte në banesën të cilës “duhej” t`i vihej zjarri. Partneri i saj i atëhershëm, Indrit G.* bashkë me të njohurin tjetër Murat A.* po kërkonin dikë që do të ishte i gatshëm të ndizte banesën e gruas. Ata së bashku e kanë pyetur Besim H.* nëse ai njihte dikë që mund ta bënte këtë veprim. Pastaj Indriti ia jep Besimit një çelës të banesës, me të cilin Besimi hyn më 4 mars në banesë dhe i vë zjarrin asaj. Për këtë “punë” ai do të ketë marrë 6000 franga nga Indriti.

Rilinda pastaj i ka deklaruar sigurimit se në banesën e djegur ka pasur stoli ari që vlenin 11 mijë franga bashkë me 6000 franga në bankënota, përcjell albinfo.ch. Por ndërkohë ishte konstatuar se kjo nuk qëndronte kështu që sigurimi nuk ka paguar asgjë.

Ajo që ka bërë përshtypje gjatë gjykimit është se 3 nga 4 të akuzuarit përveç që nuk kanë pranuar veprën, nuk kanë pranuar të përgjigjen për asgjë që janë pyetur. Vetëm Besim H. është treguar më i vullnetshëm për të folur, por edhe ai e ka hedhur poshtë akuzën. Sipas tij, ai, propozimin e Indritit dhe Muratit për zjarrvënie e kishte refuzuar.

Prokurori kërkon për Indritin 7, për Muratin 4.5, për Rilindën, 6 dhe për Besimin, 8 vjet heqje lirie, gjithsej 25 bjet e 6 muaj. Nga ana tjetër, mbrojtësit e tyre kanë kërkuar lirim si të pafajshëm, për mungesë provash, transmeton albinfo.ch.

Vendimi gjyqësor do të shpallet pas dy javësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Masakra në Nju Jork/ Motra e autorit tregon ç’i ndodhi vëllait, ka një lutje
Previous article Patentat e Tahirit/ ‘Shpërthen’ gazetari: Dyshekun firmato e ke gati, por kur të futesh në burg…

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT