• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPONJAT ARRESTOJNË SHOFERIN/ I gjetën armë e drogë në makinën luksoze, pamjet ekskluzive nga aksioni në Tiranë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPONJAT ARRESTOJNË SHOFERIN/ I gjetën armë e drogë në makinën luksoze, pamjet ekskluzive nga aksioni në Tiranë (VIDEO)

29 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Në këtë episod të emisionit “112” transmetojmë pamjet ekskluzive nga aksioni i njësisë Shqiponja në kryeqytet ndërsa ndalojnë një mjet luksoz pranë Liqenit Artificial. Nga kontrolli që i bëhet i makinës gjenden armë e drogë e sende të tjera të ndaluara ndërsa shoferi arrestohet.
Fillimisht dy mjetet u pikasën gjatë patrullimit të efektivëve të njësisë Shqiponja të cilët gjatë kontrollit të parë gjetën doza të dyshuara kokainë dhe kanabis duke bërë prangosjen e drejtuesit të mjetit. Makina tip Benz dhe shoferi u dërguan në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku një kontroll më i detajuar iu bë mjetit nga ku u gjetën në një çantë poshtë sediljes së pasme armë dhe para. Emisioni “112” i realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmeton pamjet ekskluzive të momenteve të ndalimit dhe gjetjen e armës, drogës e sendeve të tjera të ndaluara në makinë.

Në një tjetër ndodhi nga përditshmëria e punës së Policisë, përgjatë emisionit publikojmë pamjet nga arrestimi nga agjentët civil të dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.

Shpërthimi i një bombole gazi është një ngjarje që do ta trajtojmë në këtë emision duke transmetuar pamjet ekskluzive nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë teksa reagojnë së bashku me zjarrfikësit në vendngjarje.

Në orët e pasdites një fëmijë 7-vjeçar telefonon në 112 duke qarë sepse vëllai ishte larguar nga banesa ndërsa vogëlushi thotë se i ka humbur. Pasi e pikas telefonin ia merr gjyshja e tij qe sqaron ngjarjen për operatoret e policisë ndërsa në emisionin “112” transmetojmë telefonatën e plotë të bërë nga fëmija.

Në orët e mbrëmjes jemi në Unazën e Madhe ndërsa transmetojmë momentet filmike të një shkelje rrugore që rrezikon jetë! Parakalimi agresiv dhe afrimi shumë afër mjetit përpara që është duke bërë manovër parakalimi. Me ndryshimet në kodin rrugor nuk tolerohet më një sjelle e tillë.  Emisioni “112” transmeton pamjet e dy rasteve të rrezikshme të ndodhura në Unazën e Madhe. Dy shoferë afrohen me shpejtësi të lartë mbrapa mjetit para tyre që është duke bërë parakalim brenda normave të lejuara të shpejtësisë, ndërsa bëjnë presion me drita dhe ndjekje nga afër për hapjen e rrugës kur një gjë e tillë ishte e pamundur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI NJË "BARBIE"! Marina Vjollca zgjedh sërish të kuqen, ja look-u për mbremjen e së shtunës
Previous article I BIE SHUFRA E HEKURIT NË KOKË GJATË PUNËS/ Ndërron jetë pas tre ditësh 59-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT