Mëngjesin e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa kanë votuar për zgjedhjet lokale 2019 ku dhe Veliaj garon për Bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë që votimi ende nuk ka përfunduar, siç duket Veliaj së bashku me stafin e tij por edhe me Ajolën dhe vogëlushin Kajan po e ndjekin hap pas hapi procesin.
Së fundmi, pjesëtar të stafit të Veliaj kanë publikuar disa foto, ku kryebashkiaku shihet teksa ka marrë në zyrë Kajan dhe e mbanë atë në krahë ndërkohë që ndjek votimin, pranë tij gjithashtu shihet edhe bashkëshortja Ajola.



