Kanë kaluar 5 orë që nga momenti i nisjes së votimit në 61 bashki të vendit.
Edhe pse kanë kaluar 5 orë që nga nisja e votimit, pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, pasi deri më tani kanë votuar vetëm 13.59% e popullsisë.
263 mijë qytetarë kanë votuar në të gjithë vendin deri në orën 11:00, sipas raportimeve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Pas problemeve teknike me identifikimin biometrik ne disa qendra votimi, procesi është rregulluar dhe ka vijuar me listat e printuara.


