• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA VOTON/ Mustafaj flet për skenare: Rama do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës dhe arrestimit të Voltanës
Home
Politikë

SHQIPËRIA VOTON/ Mustafaj flet për skenare: Rama do t’i shkojë deri në fund shkarkimit të Metës dhe arrestimit të Voltanës

30 June, 2019 k.autor Politikë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka folur rreth situatës së votimeve në këto zgjedhje lokale.

Ndër të tjera gjatë fjalës të tij Mustafaj tha se Rama do t’i japë urdhër KQZ-së që ta çojë pjesëmarrjen deri në 45% që të mund t’i shkojë më tej shkarkimit të Presidentit Ilir Meta dhe arrestimit të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Mustafaj i ftuar në News 24,  tha ndër të tjera se pjesëmarrja është sipas të gjitha parashikimeve dhe shqiptarët janë krejt të qetë në këtë ditë të zakonshme.

 

Në lidhje me pjesëmarrjen në votime, që sipas KQZ-së deri në orën 11:00 ishte 12%, Mustafaj është skeptik dhe thotë se i beson të dhënave të PD-së, sipas të cilës pjesëmarrja në votime deri tani ka qenë rreth 5 %.

“Besoj që dita po shkon sipas të gjitha parashikimeve. Rama është i vendosur në arrogancën e tij për t’i shkuar deri në fund vendimit që ka marrë. PD vazhdon në të njejtën foilozofi: Refuzim e bojkot por jo dhunë dhe shqiptarët që më duken krejt të qetë në këtë të diel krejt të zakonshme.

Pjesëmarrja 12% është sinjali i parë i një ballafaqimi tjetër. PD siç më thonë burime kanë ngritur një shtab qendror dhe rrjet kapilar të numërimit të gjithë njerëzve që futen në votime. 

Këta raportojnë të dhënat dhe arrihet në një konkluzion. Sipas një telefonatave që pata, ju rezulton se pjesëmarrja deri në orën 11:00 ishte më pak se 5%. Kjo e shton dyshimin e ngrityur nga opozita, problemin e pabesueshmërisë totale që ka KQZ. Ky institucion përbëhet nga militantë të PS”,- tha ai.

Mustafaj shtoi se në këto zgjedhje ka më pak incidente se në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që shtoi se njerëzit e administratës janë të detyruar që të votojnë.

Po sipas tij, pavarësisht pjesëmarrjes reale, kryeminsitri do ta detyrojë KQZ-në të deklarojë se pjesëmarrja ishte diku te 45%.

“Rama do ta çojë pjesëmarrjen mbi 45%, do i japë urdhër KQZ që ta çojë aq, që t’i shkojë më tej procesit për shkarkimin e Metës dhe arrestimin e Voltanës.

E nesërmja po përgatitet sot sipas prognozës time. Sot ai do të kapë 40% të votimit. Mbi bazën e kësaj do vazhdojë nesër”,- ka thënë ndër të tjera Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA AARON BISSAKA TEK AUBAMEYANG/ Po "lind" Manchester United i ri, ja rikthimet e bujshme (FOTO)
Previous article SHQIPËRA VOTON/ Komisionerët "dezertojnë", bllokohet procesi i votimit në 20 qendra në Pogradec

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT