• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA VOTON/ Cilat janë profilet e kandidatëve socialistë?
Home
Politikë

SHQIPËRIA VOTON/ Cilat janë profilet e kandidatëve socialistë?

30 June, 2019 k.autor Politikë

Socialistët garojnë sërish këtë vit nën siglën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me emrat e përzgjedhur nga kryesia e PS.

Fokusi nuk do të jenë vetëm bashkitë që deri më sot janë drejtuar nga e majta, por edhe bashkitë e njohura si bastion i së djathtës apo LSI.

Por, cilat janë profesionet e të zgjedhurve vendorë, jo vetëm për aktualët, por edhe për ata që garojnë për herë të parë.

 

Siç ndodh edhe në Parlament, edhe në radhët e kandidatëve për kryebashkiakë spikasin ekonomistët, juristët, ushtarakët, mjekët, agronomët dhe një artist.

Është e vështirë të informohesh për jetëshkrimin e tyre edhe përmes faqes zyrtare të KQZ, ku bashkë me të dhënat, formularin e dekriminalizimit, kandidatët kanë detyrimin minimal të dorëzojnë edhe CV apo foto.

Gledjan Llatja në Elbasan ka mbaruar dy shkolla të larta, juridik dhe financë. Ai erdhi në qytet fillimisht si Prefekt i Qarkut.

Jurist në profesion është edhe Kastriot Gurra i Librazhdit.

Armando Subashi jurist, Rakip Suli që garon për Kamzën është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, po ashtu edhe Pjerin Ndreu që synon të fitojë Bashkinë e Lezhës, ku përveç juridikut ka përfunduar edhe shkollën e lartë të Ministrisë së Brendshme.

Më të shumtë janë ekonomistët, duke nisur nga Nuri Belba i Përrenjasit, diplomuar për financë-kontabilitet, Rajmonda Balilaj në Patos (financiare), Klement Ndoni në Këlcyrë është me profesion ekonomist, po ashtu edhe kandidati për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Dionis Imeraj në Dibër mban diplomën e ekonomistit, bashkë me të është Ilir Xhakolli i Pogradecit.

Në Himarë, Jorgo Goro ka dy profesione. Ka përfunduar fillimisht shkollën ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas i është dedikuar profesionit të dytë, ekonomisë.

Por, ai nuk është i vetmi që vjen nga radhët e ushtarakëve. Fredi Kokoneshi, që garon për ASHE në Divjakë ka përfunduar akademinë ushtarake, Safet Gjici që këtë herë garon në Kukës është diplomuar në Akademinë e Policisë, ndërsa Ndrec Deda i Mirditës është diplomuar pranë Fakultetit të Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Mes radhëve të socialistëve ka edhe agronom, të diplomuar në Tiranë apo rrethe. Arif Tafani i Belshit mban titullin “Agronom i Lartë”, bashkë me Gëzim Topçiun e Maliqit apo Haxhi Memollën e Rrogozhinës.

Me profesion inxhinierë spikasin Fatos Tushe i Lushnjes, Majlinda Bufi në Roskovec apo Sotiraq Filo në Korçë. Mjekët janë shtuar në listat e socialistëve. Më i njohur prej tyre është Dritan Leli, që garon për një mandat të dytë në Vlorë, por mjekë në profesion janë edhe Flamur Golemi i Gjirokastrës, Shuaip Beqiri në Konispol dhe Ardian Gurma në Sarandë.

Lista me 61 kandidatë në radhët e socialistëve mbyllet me aktorin Erion Isai, që garon për Bashkinë e Ersekës.

Vëmendje të veçantë tërhoqi profesioni i kandidatit të PS në Mat, Agron Malaj, i cilësuar në media si “gardisti i 21 Janarit”. Habinë e krijuar e komentoi edhe Kryeminstri Rama, duke nënvizuar se ishte sqaruar ligjërisht tashmë që i përzgjedhuri i tij nuk ka qenë pjesë e grupit të zjarrit, ditën kur në bulevard u vranë 4 protestues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTON/ Në Shkodër AKOMA 6 qendra votimi të mbyllura (DETAJET)
Previous article PSG GJEN ZËVENDËSUESIN E RABIOT/ Sheiku “hedh grepat” për mesfushorin e Milanit...

k.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT