Qytetarët e Bashkisë së Beratit do të mund të votojnë më 30 qershor mes tre kandidatëve në garë për të drejtuar këtë qytet katër vitet e ardhshme,
Partia Socialiste në këto zgjedhje ka vendosur si kandidat në Berat, Ervin Demon, ish-zv.ministrin e Arsimit, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të plagjiaturës që kishte bërë me doktoraturën e tij.
Ndërkohë që në garë Bindja Demokratike ka hedhur Plavo Shkarpën, kandidat i partisë së Astrit Patozit.
Po ashtu në garë është regjistruar dhe një kandidat i pavarur, ai është Plarent Aleksi.





