Edhe pak orë pritet të mbyllet procesi i votimit në të gjitha bashkitë e vendit. Procesi i numërimit të votave deri më tani ka mbaruar në 28 bashki. Por duket se ka patur probleme në disa bashki pasi rezultati i tyre ka me probleme.
Ka qenë partitë opozitare PD dhe LSI-ja të cilat nuk morën pjesë në zgjedhje që dolën dhe folën për problemet në 8 bashki.
I menjëhershë ishte reagimi i kreut të KQZ-s i cili tha se këto shifra nuk janë ende zyrtare. Kakofonia e ngritur nga partitë që hoqën dorë nga zgjedhjet është më e madhe se ajo që u paraqit në media. Ende nuk ka dalë raporti përfundimtar i KQZ-s dhe i OSBE-ODHIR.
Më poshtë do të shihni rezultatet paraprake që nuk përputhen, për 8 bashki të vendit:
Ura Vajgurore/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 5900 votues- Ka fituar me -7666 vota
Vorë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues- Ka fituar me -6208 vota
Memaliaj/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4150 votues- Ka fituar me -4206 vota
Malësi e Madhe/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7600 votues- Ka fituar me -7772 vota (+ 493 vota të kandidatit tjetër)
Lushnjë / Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues- Ka fituar me – 28086 vota
Himarë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues- Ka fituar me – 4209 vota
Divjakë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues- Ka fituar me – 13513 vota
Bulqizë/ Kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues- Ka fituar me – 7529 vota (+ 543 vota të kandidatit tjetër)


















