• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA VOTOI/ Rama: Në Korrik analizojmë qeverisjen dhe raportin me opozitën, iu shtrij dorën për pakt, por jo pazar
Home
Zgjedhjet

SHQIPËRIA VOTOI/ Rama: Në Korrik analizojmë qeverisjen dhe raportin me opozitën, iu shtrij dorën për pakt, por jo pazar

30 June, 2019 F.autor Politikë, Zgjedhjet

“Nga nesër, kemi vetëm një meritë për fitoren, qëndruam në anën e duhur të historisë, zgjodhëm rrugën më të vështirë, thuajse të pamundur. Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë të së ardhmes duke u orientuar nga e drejta e popullit mbi partitë dhe pranuar sfidën e rrezikshme sy më sy dhe dhëmbë më dhëmbë. Nuk zgjodhëm bashkëjetesën me të keqen për të shitur shtrenjtë të ardhmen. Për këtë meritë jam sot shumë krenar si udhëheqësi i PS-së. Për këtë meritë, PS-ja është më e besueshme sesa dje, libri i historisë së kësaj partie do të ketë një faqe më shumë për të lexuar të vërtetën më të madhe, kurrë në konflikt me interesin kombëtar. Mbyllet sot qëndrimi te kjo arritje. Nga nesër 30 qershori është histori, ndërsa vitet që do e pasojë dhe katër vitet e mandatit të ri të qeverisjes vendore janë borxhi i ri.

Nuk iki, megjithëse e di sesa shumëfish më shumë se sot është sfida e shlyerjes së tij nëse nuk fillojmë të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Do të zhvillojmë një debat në korrik për të analizuar qeverisjen. Do të programojmë të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë politike. Dhe pozicionin tonë të ri në skenën politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, qoftë me opozitën brenda parlamentit apo jashtë. Plaga e hapur kërkon kurim, ne do të bëjmë cdo, pavarësisht se e hapën humbësit me turp. Nëse duan paqe, paqe do të kenë dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë, vetëm me dialog pa kushte dhe shprehje për t’u angazhuar të gjithë për celjen e negociatave. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet sfidë me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTOI/ Shifrat e reja: Mbi 740 mijë shqiptarë votuan në 30 Qershor
Previous article SHQIPËRIA VOTOI/ Edi Rama: Nga nesër do të reflektojmë më tepër sesa sot

F.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT