Vazhdon numërimi i votave të qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 30 qershorit.
Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “News 24” se deri në këto momente ka përfunduar numërimi i votave në 35 bashki, ndërsa nuk ka përfunduar në 26 bashki të tjera.
Ai tha se në të paktën 35 ka përfunduar, ndërsa në 26 numërimi po vazhdon. Pd ka akuzuar KQZ se ka rritur fiktivisht numrin e votuesve, në së paku 100 votues.
Nga KQZ kanë thënë se gabimet janë njerëzore, ndërsa kreu i KQZ Klemend Zguri u shpreh se do të bëhet padi. Numërimi i votave do të bëhet në 26 bashki”. Në 35 bashkitë e numëruara, ka fituar PS.


