• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqipëria vlerësohet ekonomia e tretë ndër 22 vende Evropiane
Home
Ekonomi

Shqipëria vlerësohet ekonomia e tretë ndër 22 vende Evropiane

14 March, 2018 k.autor Ekonomi

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike deklaroi se vendet në zhvillim të Europës do të shënojnë sivjet rritjen më të lartë ekonomike në shumë vite.
Në raportin që mbulon 22 vende në Europën Qendrore dhe atë Lindore, Instituti i Vjenës vlerëson se vendet në zhvillim të kontinentit po përjetojnë një moment të mirë ekonomik, i cili pritet të zgjasë edhe për disa vite të tjera.

Sipas raportit, vendi me ecurinë më të mirë vazhdon të mbetet Rumania, ku prodhimi kombëtar pritet që këtë vit të zgjerohet me 4.7 për qind. Pas Rumanisë renditet Turqia, me 4.5 për qind, ndërsa Shqipëria vlerësohet ekonomia e tretë ndër 22 vendet në zhvillim, me rritje të pritshme të prodhimit kombëtar prej 4.1 për qind.

Sipas Institutit të Vjenës, Shqipëria do të kryesojë rritjen ekonomike në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e ndihmuar nga projektet e mëdha të infrastrukturës, rritja e konsumit, si dhe ajo e sektorit të turizmit. Por, edhe vendet e tjera të rajonit do të rriten, ndonëse me një normë lehtësisht më të ulët, që varion nga 2.8 deri në 3.9 për qind.

Instituti i Vjenës është një nga qendrat kryesore për kërkime ekonomike në Europë, i specializuar veçanërisht për Europën Qendrore dhe atë Lindore. Megjithatë, krahasuar me Fondin Monetar dhe Bankën Botërore, ai ka një vlerësim më optimist për rritjen ekonomike të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.Si FMN-ja, ashtu dhe Banka Botërore presin që ekonomia shqiptare këtë vit të rritet me vetëm 3.7 për qind, dukshëm më poshtë nga niveli 4.1 për qind që parashikon Instituti i Vjenës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas 11 vitesh, italianëve mund t'u ndodhë e papritura në shortin e Champions-it (FOTO)
Previous article Zbulohen formacionet: Barcelona-Chelsea (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga Ekonomi

SHPENZIMET SIPAS QARQEVE/ Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT