• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shqipëria po degradon përditë!/ Basha nxin vendin në gazetën shtetërore ruse (FOTO)
Home
Shqipëri

Shqipëria po degradon përditë!/ Basha nxin vendin në gazetën shtetërore ruse (FOTO)

5 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha nuk ndalet më në misionin e tij të nxirrjes së Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.

Pas një numri artikujsh të sponsorizuar nga lideri i PD dhe lobistët e tij në mediat perëndimore, tashmë lajmet negative për Shqipërinë kanë filluar të shfaqen edhe në shtypin rus.

Në fakt, Basha ka lëshuar një deklaratë edhe për “Rossijskaja Gazeta”, një gazetë e përditshme e kontrolluar nga shteti dhe rrjedhimisht, e njohur si një zë besnik i Moskës zyrtare.

Artikulli mban titullin: “Në BE regjistrohet rekordi i drogës së ardhur nga Shqipëria”. Për ata që mund të lexojnë gjuhën ruse – В ЕС зафиксировали увеличение албанского наркотрафика

Ndërsa në brendësi, lideri i opozitës denoncon: “Gjatë dy viteve të fundit, ekonomia ka degraduar në mënyrë të frikshme. Fluksi i investimeve ka rënë dhe varfëria është në rritje të pandërprerë. Askush nuk po e lufton korrupsionin.

E vetmja gjë me të cilat merret qeveria janë trafiku i drogës dhe i qënieve njerëzore”.  Siç mund të shikohet nga prononcimi i rrethuar me të kuq, ky është prezantimi që i bën Basha vendit të tij në një prej gazetave më të mëdha të Federatës Ruse.

Megjithatë, përtej kësaj nxirrje të përsëritur, bie në sy fakti që Basha është deri më sot, i vetmi lider shqiptar që pranon të prononcohet për shtypin rus.

Duke konsideruar akuzat për lidhje të fshehta midis Bashës dhe Kremlinit, lideri i PD duhet të shpjegojë nëse një prononcim i tillë është vetëm një rastësi?/Lexo.al

Artikulli i plotë – https://rg.ru/2017/10/20/v-es-zafiksirovali-uvelichenie-albanskogo-narkotrafika.html

Shënim: “Rossijskaja Gazeta”, gazetë shtetërore e themeluar në vitin 1990, me tirazh 180 mijë kopie të shtypura në ditë dhe me mbi një milionë klikime unike në ditë në portalin e saj rg.ru.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMI I ORGANIZUAR/ 47 të arrestuar në Greqi, vijon operacioni i policisë
Previous article TMERR NË AUSTRALI/ Bregdeti pushtohet nga peshkaqenë të ngordhur (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT