• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA PËRBALLET ME KORONAVIRUSIN/ PD i bën akuza… Edi Ramës
Home
Politikë

SHQIPËRIA PËRBALLET ME KORONAVIRUSIN/ PD i bën akuza… Edi Ramës

29 March, 2020 F.autor Politikë

Përmes një konference për shtyp, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka para por nuk po i jep shqiptarëve.

Sipas selisë blu, në kulmin e krizës së pandemisë, Rama po i përdor paratë për luks dhe jo për shqiptarët.

Ndër të tjera ai tha:

“Buxheti ka lekë, por i ka për luks”, akuzon PD.

Në vend që të shpenzojë çdo qindarkë për të forcuar sistemin shëndetësor, për të garantuar testimin e mjekëve dhe të qytetarëve, Edi Rama ka hapur tender për rregullim të zyrave. 

Në kulmin e krizës, kur pandemia po bëhet më agresive, qeveria e ka mendjen të shpenzojë mbi 400 milionë lekë për zyra. 

Në kulmin e krizës ekonomike, ku mijëra qytetarë janë sot në pamundësi për të siguruar ushqimin e femijëve, Edi Rama planifikon të japë 400 milion lekë për zyra.

Në kulmin e krizës, ku mijëra biznese janë gati të shpallin falimentin e të lënë mijëra qytetarë pa punë, Edi Rama kërkon të japë 400 milion lekë vetëm për zyra.

Tenderi 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat e administratës së Spitalit të Traumës është unik sot në Europë.

Spitalet tani nuk kanë nevojë për kulltuqe të rehatshëm. Mjekët duan së pari të mbrohen vetë dhe të kenë mundësi të gjurmojnë virusin, që sëmundja të mos kapet në momentet e fundit dhe numri i atyre që humbin jetën të mos rritet. 

Pas hedhjes të 29 milionë eurove për beton, tenderi i rregullimit të zyrave të spitalit të Traumës është një nga provat e shumta të papërgjegjshmërisë të Edi Ramës. 

Prioriteti numër një i buxhetit të shtetit duhet të jetë shëndetësia, pajisja e mjekëve me mjete mbrojtëse. 

Qeveria duhet të anullojë menjeherë tenderin prej 411 milionë lekë për rikonstruksion zyrash. Qeveria të ndërpresë tenderat dhe transfertat e thesarit që nuk adresojnë pasojat e koronavirusit. 

Buxheti ka para, por ato po përdoren  për kolltuqe zyrash, për betonin e klinetëve të qeverisë dhe për koncesionet e miqve okigarkë të të Edi Ramës, jo për qytetarët dhe biznesin, që sot janë në ditën më të zezë”, tha Alibeaj. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË IZOLIM/ Në Durrës nuk "pipëtin as miza", ja PAMJET
Previous article KORONAVIRUSI/ Dy vajzat nga Pogradeci dyshoheshin për COVID-19, testet negative

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT