Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar raportin e fundit të Bankës Botërore e cila rendit Shqipërinë në ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në arsim nga 174 shtete. “Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim”-shkruan Ministrja.
Postimi i plotë:
Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim.
Gepostet von Evis Kushi am Freitag, 18. September 2020