• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA, NË KRAH TË UKRAINËS/ Më 28 shkurt zhvillohet samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor
Home
Politikë

SHQIPËRIA, NË KRAH TË UKRAINËS/ Më 28 shkurt zhvillohet samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor

24 February, 2024 s.autor Politikë

Ukraina bën 2 vjet nën sulmin rus, të nisur mëngjesin e 24 shkurtit, të 2022. Shqipëria ishte ndër vendet që u reshtua në krah të saj që prej fillimit. Edhe në këtë 2 vjetor të nisjes së sulmit, krerët e vendit përcollën mesazhe në mbështetje të Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.
Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universal”

Pa provokim, pa justifikim, Ushtria Ruse nisi një pushtim kundër një kombi sovran dhe të pavarur në Evropë, diçka që kontinenti ynë nuk e kishte pare që nga Lufta e Dytë Botërore, reagoi ministri i Jashtëm, Igli Hasnai. Në këto vite agresioni, Shqipëria drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që më shumë se çdo temë tjetër trajtoi silmin ndaj Ukrainës dhe se si vendet duhet të reagonin.

“Jam krenar për rolin që Shqipëria kaluajtur në mbështetje të Ukrainës, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. Jam, veçanërisht, krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën dhe për të izoluar dhe dënuar Rusinë në luftën e saj të paligjshme”.

Sipas kryediplamitit shqiptar, vendi ynë ka bërë çdo përpjekje për të mbështetur Ukrainën.

“Ne kemi bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj, edhe sepse kuptojmë se lufta e tyre është një luftë për sigurinë e Evropës dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Çdo gjë tjetër, do të inkurajonte çdo diktator dhe komb mashtrues në botë që të ndjekë rrugën e Vladimir Putin, duke e zvogëluar kështu ligjin ndërkombëtar në ligjin e xhunglës”
Kjo luftë, shprehet ministri i Jashtëm, ka ndikuar seriozisht dhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Kjo është arsyeja përse më 28 shkurt, do të organizohet në Tiranë, Samiti Ukrainë – Ballkani Perëndimor. I pranishëm do të jetë dhe Presidentit Volodimir Zelenski.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY VITE NGA LUFTA/ Ambasadori i Ukrainës: Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive me raketa e dronë, na furnizoni me sisteme mbrojtjeje
Previous article KËSHILLI I INTERNACIONALES SOCIALISTE/ Rama në Madrid: Morëm vendime të rëndësishme

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT