Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek mbikalimi i Mamurrasit.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona që udhëtonin me një motor, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sakaq, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij, duke pasuar edhe me plagosjen e 2 udhëtarëve.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.