• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJE, ARRATISJE NGA BURGU DHE TRAFIK DROGE/ Sherr masiv në burgun grek, humb jetën shqiptari (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJE, ARRATISJE NGA BURGU DHE TRAFIK DROGE/ Sherr masiv në burgun grek, humb jetën shqiptari (EMRI)

26 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.

Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap.
Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKOI MASË MË TË BUTË/ GJKKO rrëzon kërkesën, lë në qeli ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Previous article NGA PËRJETIMI I LINDJES, TEK EMRI I BEBIT/ Olta Gixhari i tregon të gjitha

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT