• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA, MBROJTI QINDRA HEBRENJ…”/ Netanyahu në konferencë me Ramën: Kemi një mirëkuptim përtej interesave
Home
Politikë

“SHQIPËRIA, MBROJTI QINDRA HEBRENJ…”/ Netanyahu në konferencë me Ramën: Kemi një mirëkuptim përtej interesave

26 January, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pritur sot në një takim zyrtar kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë deklaratës së tij publike, Netanyahu vlerësoi rolin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se numri i hebrenjve në vend nuk u pakësua, por u rrit, falë mbrojtjes së dhënë nga shqiptarët.

Sipas Netanyahut, myslimanët shqiptarë mbrojtën qindra hebrenj dhe ndihmuan të tjerë të shpëtonin, një histori që, sipas tij, meriton të njihet më gjerësisht ndërkombëtarisht. Ai e cilësoi këtë si një rol moral të rëndësishëm të Shqipërisë “gjatë orëve më të errëta të historisë”.

Kryeministri izraelit u ndal gjithashtu te qëndrimi i Shqipërisë në mbështetje të Izraelit pas sulmeve të fundit, duke theksuar se kjo mbështetje është vlerësuar nga autoritetet izraelite.

Në planin ekonomik dhe turistik, Netanyahu deklaroi se numri i turistëve izraelitë që vizitojnë Shqipërinë është rritur me rreth 800 për qind, ndërsa pritet një rritje e mëtejshme. Ai shtoi se kompani izraelite shohin në Shqipëri mundësi për investime dhe bashkëpunim ekonomik.

Sipas Netanyahut, këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej me hapjen e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem, e cila sipas tij do të inaugurohet nesër edhe me praninë e kryeministrit Rama.

Në përmbyllje, kryeministri izraelit theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve shkojnë përtej interesave praktike, duke u mbështetur edhe në një ndjesi afrimi dhe simpatie mes dy popujve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë. Dy viktima në Gramsh. Një infermiere e plagosur
Previous article SERBIA E KUNDËRSHTOI/ Ministri Vengu zbulon detaje nga pakti Shqipëri-Kroaci-Kosovë: S’i marrim leje askujt...

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT