• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëria mbetet pa gjykatë Kushtetuese/ Drejt largimit edhe gjyqtari Fatmir Hoxha
Home
Aktualitet
Drejtësi

Shqipëria mbetet pa gjykatë Kushtetuese/ Drejt largimit edhe gjyqtari Fatmir Hoxha

8 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata Kushtetuese, më e rëndësishmja në sistemin gjyqësorë në Shqipëri, rrezikon të mbetet për asnjë anëtar, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Pas shkarkimit të anëtarëve Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, edhe anëtari Fatmir Hoxha është një hap larg shkarkimit, pasi sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk e justifikon pasurinë.

Me largimin e mundshëm të Hoxhës, Kushtetuese mbetet më dy anëtarë, Bashkim Deden dhe Gani Dizdarin, të cilët nuk i janë nënshtruar ende Vetingut. Vitore Tushës, e cila u konfirmua në detyrë, i ka mbarur mandati 9-vjeçar, ndërsa anëtari tjetër, Besnik Imeraj, dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Kjo gjykatë nuk mund të mblidhet më, por mund të mbetet edhe pa asnjë anëtar.

Rezultatet për Fatmir Hoxhën
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha, doli dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të tij për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Komisioni ka arritur në përfundimin se Hoxha nuk e justifikon pasurinë.

Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme. Por, KPK, ashtu si në raste të tjera, ka bërë hetimin e vet, në bashkëpunim me hetuesit ndërkombëtar, nga ku ka rezultuar se gjyqtari nuk justifikon një shumë prej 17 milionë lekësh.

“ILDKPI na ka sjellë përgjigje për gjyqtarin Fatmir Hoxha se ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme, nuk ka fshehur pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të rremë. Komisioni ka bërë hetim të thelluar për pasurinë, burimet e krijimit, të ardhurat dhe fshehjet e pasurisë. Gjyqtari ka apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro.

Gjyqtari ka marrë kredi të bute si i pastrehë. Vlera e kredisë së butë është 5 mln lekë. Nga disa përllogaritje gjyqtari ka mos përputhje të burimeve të pasurisë”, tha Relatoja Alma Faskaj, duke paralajmëruar deri diku shkarkimin e gjyqtarit. Për sa i përket figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar ka konstatuar se Fatmir Hoxha është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Sa i takon aftësive profesionale, KPK thekson se ndaj gjyqtarit janë depozituar 3 denoncime nga qytetarët, por ajo që mund ta penalizojnë gjyqtarin është pasuria. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin e Kushtetueses Fatmir Hoxha me 10 maj.

Avokati Mërtiri
Pas fjalës së relatores, Julian Mërtiri Mërtiri ka mbrojtur klientin e tij duke thënë se Fatmir Hoxha e ka blerë apartamentin me kredi dhe një borxh nga kunati, ndërsa një pjesë të parave që sipas KPK nuk justifikohen e ka siguruar nga dy dasmat.

Avokati deklaroi se gjyqtarit 275 mijë lekë të reja ia kanë hedhur në dasmë, dhe kjo mund të vërtetohet sipas tij me kasetën e dasmës së vitit 2003, të cilat i dorëzoi, por nuk u pranuan si provë nga trupa gjykuese.

Gjyqtari ka qenë bashkëpunues me KPK-në. Apartamentin, gjyqtari e ka blerë me kredi dhe një borxh të marrë nga kunati në vlerën e 28 mijë eurove. Gjyqtari lekët e shtëpisë i ka bërë cash, por ai i ka deklaruar pranë ILDKPI. Nga dy dasmat e bëra gjyqtari ka grumbulluar vlera monetare dhe dhurata. Në 2003 është pretenduar një shumë që nuk justifikohet, por nga një dasmë tradicionale është shumë normale shuma e lënë nga miqtë dhe të afërmit. Hoxha, nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtueses, në Shkodër ka shitur një banesë bashkë me orenditë, shuma i përket banesës dhe orendive. Për sa i përket borxhit të marrë, ende nuk është shlyer, bashkë me një kredi të marrë. Kredia e butë është marrë sipas një vendimi të qeverisë si një  nga funksionarët e lartë, ishte i pastrehë, pasi vinte nga Shkodra. Kredia është marrë për të blerë banesën në Tiranë. Borxhi kunatit është marrë për apartamentin dhe është shlyer./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përse aknet në mjekër nuk shërohen aq shpejt sa të tjerat, cilët janë hapat e duhur për t'i eleminuar
Previous article Në televizionin e Iranit censurohet gjyqtarja e Bundesligës, Bibiana Steinhaus

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT