• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA KAMPIONE NË EUROPË/ Është shteti më me pak vjedhje. Rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja
Home
Sociale

SHQIPËRIA KAMPIONE NË EUROPË/ Është shteti më me pak vjedhje. Rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja

27 January, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria është shteti me më pak vjedhje për 100 mijë banorë përgjatë viteve, ku statistikat e fundit të përditësuara nga Eurostat janë ato të vitit 2019, të cilat e shfaqin vendin me vetëm tre vjedhje për 100 mijë banorë gjatë atij vitit.

Këto shifra e vendosin Shqipërinë shumë më lart vendeve më të zhvilluara edhe brenda Bashkimit Evropian, ku rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja me 140 vjedhje për 100 mijë banorë.

Në përkufizimin që institucioni i statistikave në Evropë paraqet, flitet për vjedhje, të cilat ndodhin nëpërmjet forcës, kanosjes, kërcënimeve apo edhe atyre të shtëpive.

Ndërsa Brukseli dhe Madridi janë ndër zonat më të kuqe në Evropë, Shqipëria renditet në zonën e verdhë – rrezikshmëria më e ulët.

Shqipëria kampione në Evropë, është shteti më me pak vjedhje/ Rekordin e mbajnë Belgjika dhe Spanja

Britania e Madhe ka po ashtu të dhëna tepër jo të favorshme. Aty regjistrohen 132 vjedhje për 100 mijë banorë. Portugalia ndjek me 106, Suedia me 88 dhe Holanda me 50.

Për vende si Gjermania, Italia apo Franca, mesatarja shkon në 42-43 vjedhje. Ndërsa, rajoni i Ballkanit në tërësi, nxjerr shifra më të moderuara.

Përtej Greqisë të përkufizuar si zonë portokalli me 40 vjedhje për 100 mijë banorë, pjesa tjetër është zonë e verdhë.

Kosova shkon në 11, Mali i Zi në 15, Serbia 17 e Maqedonia e Veriut në 20.

Sakaq, dy vendet e vetme poshtë numrit të 10 vjedhjeve, të cilat i afrohen Shqipërisë, janë Zvicra me pesë dhe Hungaria me gjashtë./ lexo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGON ZYRTARIZIMI/ Juventus bëhet me DV7, Vlahovic mund të marrë numrin e Ronaldos
Previous article "MILIONA TË PAFAJSHËM U VRANË"/ Xhaçka përkujton Holokaustin: Krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT