• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA KA TREGUAR SHEMBUJ TË MIRË”/ Rama në OKB: Transformimi i Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran, qendër e re…
Home
Politikë

“SHQIPËRIA KA TREGUAR SHEMBUJ TË MIRË”/ Rama në OKB: Transformimi i Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran, qendër e re…

22 September, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në OKB, tha se Shqipëria i ka dhënë botës shembuj të mirë, teksa përmendi mbështetjen ndaj hebrenjve dhe së fundmi afganëve pasi talebanët morën pushtetin. Ai shtoi se mbështet transformimin e urdhërit botëror bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës.

“Duhet të përpiqemi me përpjekjet të mëdha që të rimarrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt, pavarësisht pozitës gjeografike, madhësisë, pasurisë, fuqisë, sistemeve politike shoqërore. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht nëse nuk përballemi me to me një rend të ri të rienergjizuar shumëpalësh do të dështojmë së bashku.

Veprimi shumëpalësh nuk është një zgjedhje por nevojë urgjente. Problemet me të cilat përballemi sot, qofshin si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tona kërkojnë përgjigje kolektive. Ato janë shumë të skajshme dhe globale për tu përballur përmes përpjekjeve të izoluara apo përmes veprimeve konfrontuese. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe të gjitha angazhimet e saj.

Më lini të theksoj se angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Ato duhet të përmbushen, zbatohen. Fjalët qëllim mira duhet të transformohen në vepra e veprime të përbashkëta. Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua i vetmi vend në Evropë që kishte më shumë hebrenj pas luftës dhe para saj. Së fundmi pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, strehuam mijëra afganë.

Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mëshiruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANI/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut
Previous article RRËFEN TMERRIN/ 74-vjeçarja: Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT