• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut
Home
Nderkombetare

GJERMANI/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut

22 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Partia Social-Demokrate (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz duket se ka nje epersi te lehte ndaj se djathtes ekstreme ne zgjedhjet e se dieles ne shtetin e Brandenburgut, tregojne anketimet paraprake.

Para votimeve, sondazhet gjate gjithe fushates tregonin se Social-Demokratet qendronin pas Alternatives per Gjermanine (AfD).

SPD, e cila ka qeverisur shtetin prane kryeqytetit Berlin qe nga ribashkimi ne vitin 1990, mori 31.8% te votave, ndersa AfD e ekstremit te djathte, 29.2%, sipas nje sondazhi me votuesit pasi dolen nga qendrat e votimit te kryer nga televizioni ZDF.Fitorja e SPD-së mund të zbusë të paktën për momentin dyshimet brenda partisë për rikandidimin e zotit Scholz për zgjedhjet federale të planifikuara për shtatorin e ardhshëm, duke pasur parasysh rënien e popullaritetit të tij me votuesit.

Megjithatë fitorja nuk ka gjasa të të forcojë ndjeshëm pozitat e tij ose të partisë, duke pasur parasysh se kryeministri aktual i SPD-së në Brandenburg, Dietmar Woidke, ishte distancuar nga Kancelari Scholz gjatë fushatës dhe kishte kritikuar politikat e qeverisë federale.

Tre të katërtat e atyre që votuan për SPD-në nuk e bënë një gjë të tillë bazuar në bindjet për të, por për të shmangur fitoren e AfD-së, sipas një ankete të televizionit ARD.

Pjesëmarrja në votime u rrit në 73% nga 61% pesë vjet më parë, sipas ZDF-së. SPD ka një mbështetje prej vetëm 15% në nivel kombëtar, nga 25.7% që shënoi në zgjedhjet federale të vitit 2021. Ajo qëndron prapa AfD-së me rreth 20% dhe konservatorëve të opozitës me 32%. Të tre partitë në koalicionin me parti me prirje të ndryshme të zotit Scholz, të marra së bashku, gëzojnë aktualisht në sondazhe rreth 30% mbështetje, më pak se konservatorët të vetëm.

Koalicioni është kritikuar ashpër për mosmarrëveshjet e vazhdueshme dhe për trajtimin e imigracionit.

Në Lindjen që dikur ishte pjesë e bllokut komunist, shumë votues janë gjithashtu kritikë ndaj furnizimin me armë të Ukrainës në luftëm kundër agresionit rus./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIKAT E BARDHA RRETH SYVE/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale
Previous article "SHQIPËRIA KA TREGUAR SHEMBUJ TË MIRË"/ Rama në OKB: Transformimi i Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran, qendër e re...

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT