• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA KA RRUGË TË GJATË PËR TË…”/ Dollenberg: Vatra kryesore e vjeshtës janë fëmijët
Home
Sociale

“SHQIPËRIA KA RRUGË TË GJATË PËR TË…”/ Dollenberg: Vatra kryesore e vjeshtës janë fëmijët

7 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqipëria ka rrugë të gjatë përpara për të mundur pandeminë. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta Dollenberg, e cila shton se në vendin ku jeton aktualisht pandemia është tejkaluar. Këtë mendim mjekja e bazon te numri i ulët i vaksinimit, përkundër vendeve të tjera.

“Gjermania ka 60% të popullatës së vaksinuar. Në Gjermani, pandemia është tejkaluar, pasi 60% është imunitetit i tufës. Kurse në Shqipëri kemi vetëm 20% të vaksinuar dhe rruga që ka Shqipëria për të mposhtur virusin është e gjatë”, tha ajo.

Dollneberg theksoi se vatra kryesore e kësaj vjeshte do të jenë fëmijët. Ajo apeloi për t’u vaksinuar, si e vetmja alternativë për të luftuar virusin dhe për të mos u përsëritur më skenari i vjeshtës së kaluar. Sipas saj sa më gjatë qëndron virusi në popullatë aq më i rrezikshëm bëhet:

“Skenarin e vjeshtës së kaluar nuk duam ta përsërisim. Fëmijët e të rinjtë kanë vuajtur shumë nga izolimi social. Duam që të shkojnë në shkollë, por bllokimin nuk mund ta përjashtojmë. Vatra që dyshojmë më shumë për vjeshtën janë fëmijët. Varianti Delta dhe Mu i prekin fëmijët duke i shndërruar në vektorë transportues.

Sa më shumë qëndron në popullatë aq më shumë i rrezikshëm bëhet, pra sa më shumë të vaksinuar aq më shumë mbrojtje”.

Shifra prej 20% në Shqipëri e popullsisë së vaksinuar, për mjeken Dollenberg është e lidhur me skepticizmin e qytetarëve shqiptarëve te mjekësia dhe institucionet, por ajo sërish apeloi që të shohin vendet e tjera, si Gjermania, pasa pa një vaksinë nuk mund të ecet përpara me pandeminë.

“Duhet ndërgjegjësim i popullatës. Në Gjermani janë qindra njerëz që qëndrojnë në qendrat e vaksinimit. Skepticizmi në Shqipëri ka arsyet e veta; nuk ka besim te mjekësia, shkenca apo institucionet e veta. Shqipërisë i mbetet vetëm një alternativë, të shohë se ç’bëjnë popujt e tjerë si Gjermania. Është fakt i mjaftueshëm për të qetësuar skeptikët dhe për t’i çuar drejt vaksinimit. Pa një vaksinë nuk mund të ecim përpara në menaxhimin e pandemisë”, tha mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI 2022/ Spektakël holandez, Klaassen ndëshkon Turqinë pas 60 sekondash lojë (VIDEO)
Previous article "MUAJT E FUNDIT..."/ Fatos Klosi tregon rrugën e vetme si mund të pengohet që Berisha të mos futet në Parlament

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT