• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA HAPI 5 GRUPKAPITUJT E FUNDIT/ Rama: Patëm tre momente poshtërimi që testuan durimin dhe besimin tonë te BE
Home
Politikë

SHQIPËRIA HAPI 5 GRUPKAPITUJT E FUNDIT/ Rama: Patëm tre momente poshtërimi që testuan durimin dhe besimin tonë te BE

18 November, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë historike të procesit të integrimit, duke hapur pesë kapitujt e fundit të negociatave.

edi rama bruksel forumi i zgjerimit be (4)

Gjatë fjalës së tij, kryeministri solli në vëmendje sfidat e shumta që ka kaluar Shqipëria në këtë rrugëtim, duke e cilësuar procesin si “një rrugë të gjatë, aspak të drejtë dhe aspak të shoqëruar me duartrokitje”.

Sipas Ramës, edhe pse Shqipëria u vlerësua pozitivisht nga Komisioni Evropian për reformat e shumta, disa herë është refuzuar nga Këshilli i BE-së për shkak të debateve të brendshme politike në disa vende anëtare.

“Të vlerësuar nga Komisioni Evropian për përpjekjet tona, të shumta, por të refuzuara nga Këshilli, për shkak të debateve të brendshme politike në disa shtete anëtare. Patëm këto tre momente poshtërimi që testuan durimin tonë, besimin tonë tek Europa dhe vullnetin tonë për të vazhduar punën tonë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria sot qëndron “me kokën lart”, dhe se brenda 14 muajsh janë hapur të gjithë kapitujt e negociatave, ndërsa vendi është pozicionuar në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor për ecurinë e integrimit.

Edi Rama: Dje Shqipëria hapi 5 kapitujt e fundit të negociatave, 28 e tyre nën trajtimin e Marta Kos, dhe të jem i sinqertë jo vetë që më kujtohet por nuk e imagjinoj që kur ka qenë hera e fundit që zgjerimi ka pësuar kaq shumë debat, presion dhe oksigjen të pasur politik. Më lejoni që kësaj salle t’i sjell diçka në vëmendje.

Për Shqipërinë ky rrugëtim i yni, nuk ka qenë një rrugë e drejtë e mbushur me duartrokitje, vijmë nga një rrugë gjatë. Fillimisht të stigmatizuar dhe të nën vlerësuar për shkak të një imazhi ndërkombëtar të formësuar jo vetëm nga veprimet tona të gabuar, por edhe nga steriotipe e mediave perëndimore.

Më pas, të vlerësuar nga Komisioni Evropian për përpjekjet tona, të shumta, por të refuzuara nga Këshilli, për shkak të debateve të brendshme politike në disa shtete anëtare.Patëm këto tre momente poshtërimi që testuan durimin tonë, besimin tonë tek Europa dhe vullnetin tonë për të vazhduar punën tonë. Nuk mund t’i harrojë kurrë, sepse i kam të gdhendura në kujtesën time fytyrat e zbehta të anëtarëve të Këshillit Evropian pas netëve të gjata të mbledhjeve, takimeve këtu në Bruksel tek shpreheshin përpara kamerave “BE nuk i mbajti premtimet e saj ndaj Shqipërisë”.

Por, siç ka thënë edhe Niçja, ajo që nuk na vrau, na bëri më të fortë dhe ja që poshtërimi u shfaq, por si një bekim që ishte thjeshtë i fshehur dhe ne vazhduam përpara me një bindje të vetme dhe të palëkundur, që ne nuk i bëjmë këto gjera për Berlinin, Parisin, por për veten tonë, për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm të Shqipërisë…

Sot qëndrojmë me kokën lart se brenda 14 muajsh kemi hapur të gjithë kapitujt, kemi rikuperuar një sasi të jashtëzakonshëm kohe të humbur dhe e kemi vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI PËR ZGJERIMIN NË BE/ Rama: Shqipëria do të sjellë në tryezë shpirtin e madh të dikurshëm të Europës, ja pse duhet të jemi pjesë e familjes së madhe europiane
Previous article A është gati të shpërthejë flluska e AI dhe çfarë po i tremb analistët?

s.autor

Postime të ngjashme

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT