• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëria e fundit në Europë për teknologjinë e informacionit
Home
Aktualitet

Shqipëria e fundit në Europë për teknologjinë e informacionit

16 November, 2017 k.autor Aktualitet

Raporti i matjes së shoqërisë së informacionit, që publikohet çdo vit nga unioni ndërkombëtar i telekomunikacionit, e rendit Shqipërinë të 89-tën në botë, ndër 176 shtete të ndryshme. Edhe në raportin e një viti më parë, vendi ynë mbante të njëjtat pozita në renditjen globale, raporton Scan.

Ky raport njihet gjerësisht si më i rëndësishmi në llojin e tij, edhe nga qeveri të ndryshme të globit, pasi përfshin një bazë mjaft të gjerë të dhënash të analizuara, por edhe për faktin se publikohet nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Pavarësisht se mbetet po në vendin e 89-të , aq sa një vit më parë, Shqipëria ka bërë një progres të lehtë në krahasim me veten, pasi ka shtuar pikët, nga 4.9 në 5.14.

Indeksi i përgjithshëm quhet IDI, ose indeksi i zhvillimit, dhe përllogaritet mbi bazën e 11 nën-indikatorëve të tjerë. Në rajon, Shqipëria është e fundit dhe rezulton e fundit edhe në Europë. Madje, diçka e tillë, nënvizohet disa herë mes rreshtave të raportit, ku thuhet se, vetëm një shtet europian, Shqipëria, thyen rregullin; atë që të gjitha vendet europiane të jenë në gjysmën e parë të raportit.

Sa i përket nën—indikatorëve ndërkohë, Shqipëria regjistron performancën më të keqe në atë të aksesit, e renditur e 106-ta në botë. Këtu ka detaje edhe më të hollësishme, si fakti që vetëm 27.7% e familjarëve kanë kompjuter në shtëpi,  apo që vetëm 37% e tyre kanë internet në shtëpi, dhe se vetëm 66.4% e shqiptarëve e përdorin internetin.

Image

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Patozi thumbon Bashën: Qesharak si Ventura, por në Tiranë ca burra…
Previous article Sa kushtojnë veturat "e majta"? Nga Maseratti i Nanos te Mercedesi i Ramës

k.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT