• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA DO JETË NË KRAH…”/ Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: S’mund të na japin leksione për paqen ata që…
Home
Politikë

“SHQIPËRIA DO JETË NË KRAH…”/ Rama në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës: S’mund të na japin leksione për paqen ata që…

10 July, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 4-t ndërkombëtare për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e mbajtur këtë të enjte në Romë, duke u bashkuar me liderë të shumtë botërorë në mbështetje të vendit që përballet ende me pasojat e agresionit rus.

Në fjalën e tij, Rama theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndonëse pranoi se fjalët për paqen nuk janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund luftës. Ai apeloi që Europa të ndërtojë një plan të qartë, të besueshëm dhe të guximshëm për paqen.

“Shqipëria është një vend i vogël, me pak burime dhe pa fuqi për të ndikuar në terren, por kemi qenë dhe do të jemi krah Italisë, miqve dhe partnerëve tanë evropianë, sa herë që Ukraina do të ketë nevojë për ne,” tha Rama.

Ai shtoi se Europa nuk mund të kënaqet vetëm me retorikën për paqen, ndërkohë që lufta vazhdon në kufijtë e saj.

Askush nuk ka një formulë magjike, por të flasësh për paqen nuk e ndal luftën. Nëse duam ta ndihmojmë realisht Ukrainën dhe t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme, duhet një plan i qartë dhe i koordinuar për paqen,” u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar vuri theksin edhe tek rëndësia e unitetit evropian, duke u shprehur se nuk duhet lejuar që të tjerë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, të diktojnë çfarë është paqja.

“Nuk duhet të lejojmë askënd jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione për paqen. Ukraina nuk është agresore. Ajo nuk e ka nisur këtë luftë që derdh gjak çdo ditë në portat e kontinentit tonë,” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA ARRESTON DY KINEZË/ Dyshohen për spiunazh. Ja si reagoi Pekini
Previous article PAMJET/ Shtëllunga tymi në ajër! Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT