• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA DHE BULLGARIA FORCOJNË BOSHTIN E SIGURISË/ Nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”
Home
Politikë

SHQIPËRIA DHE BULLGARIA FORCOJNË BOSHTIN E SIGURISË/ Nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

28 December, 2025 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një thellim të bashkëpunimit strategjik me Bullgarinë, duke vënë theksin te siguria kolektive në NATO dhe rëndësia gjeopolitike e Korridorit VIII.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar pas takimit me homologun bullgar, Atanas Zapryanov, Vengu bëri të ditur se dy vendet ndajnë një qasje realiste dhe të përbashkët mbi sfidat aktuale të sigurisë që kërcënojnë Evropën Juglindore.

Një pikë kyçe e diskutimit ishte kontributi ushtarak i Shqipërisë në krahun lindor të Aleancës. Ministri Vengu theksoi se pala bullgare ka vlerësuar lart angazhimin e trupave shqiptare që shërbejnë në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo.

Përveç bashkëpunimit në terren, dy ministrat diskutuan për “mundësitë konkrete” në fushën e industrisë ushtarake. Rëndësia e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse u cilësua si prioritet, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të përbashkëta prodhimi ose furnizimi, në funksion të rritjes së sigurisë kolektive.

Pika më strategjike e diskutimit ishte infrastruktura kritike. Vengu e cilësoi si “pikë konvergjence” domosdoshmërinë e investimeve në Korridorin VIII.
“Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë qëndrime të përbashkëta dhe realiste mbi sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, rëndësinë e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse. Në takimin me homologun bullgar, Atanas Zapryanov, u vlerësua angazhimi i trupave shqiptare në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, dhe mundësitë konkrete për forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake, në funksion të sigurisë kolektive dhe angazhimeve tona në NATO.”, shkruan ministri Vengu në rrjetet sociale.

Ministri vizatoi një linjë direkte sigurie dhe tregtare që lidh dy skajet e gadishullit:

“Nga Porto Romano deri në Burgas,” shkruan Vengu, duke iu referuar dy porteve detare që shërbejnë si porta hyrëse dhe dalëse të këtij korridori pan-evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVA VOTON/ KQZ: Probleme me ndërprerjen e energjisë në disa qendra votimi
Previous article "S'MË LA ZOTI TË SHIJOJ DASHURINË E NËNËS"/ Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT