Ministrja Manastirliu ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin e saj social, në Facebook, që në 24 orët e fundit kanë marrë vaksinën 19 mijë e 525 qytetarë.
Manastirliu shkruan se në total, nga fillimi i fushatës së vaksinimit, janë kryer rreth 140 mijë vaksinime në të gjithë vendin.
“19 525 jetë më të mbrojtura sot. Nga fillimi i fushatës së vaksinimit
#ShqipëriaBuzëqesh
Janë kryer 138846 vaksinime anticovid në të gjithë vendin. Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik”- shkruan Manastirliu.


