Tërmeti i së shtunës shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke lënë në qiell të hapur disa familje. Policia e Kavajës në solidaritet të plotë me të prekurit nga tërmeti.
Punonjësit e Policisë gjatë ditës së sotme kanë grumbulluar ushqime, ujë, pije freskuese dhe ua kanë shpërndarë banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët janë sistemuar në qendrën pritëse në stadiumin e Kavajës.


